Flash

Video/ Topat jo, por Karius pret... një fëmijë nga Diletta Leotta: "Së shpejti do të jemi tre"

Lapsi.al 25 March 2023
Video/ Topat jo, por Karius pret... një fëmijë nga Diletta
Historia e dashurisë mes Diletta Leotta dhe Loris Karius po ecën me shpejtësi. E tashmë mbërriti edhe lajmi zyrtar se presin një fëmijë. Shtatzënia e lajmëruar nga gazetarja në rrjetet sociale e ka forcuar edhe më shumë lidhjen mes të dyve. Prej ditësh qarkullonin thashetheme të ndryshme në këtë kuptim, të nisura nga disa foto të prezantueses. E ja tashmë është e sigurtë se portieri gjerman do të bëhet baba: Diletta Leotta është shtatzënë. Në javët e fundit, fansave nuk i kishte shpëtuar një fryrje e dyshimtë e barkur të prezantueses së DAZN. Një e dhënë sociale që ra në sy në një prej postimeve që ajo publikoi në fund të Festivalit të Sanremos. Sot mbërriti zyrtarizimi, me njoftimin në Instagram përmes një video në emër të romancës. Leotta e lëshon veten në një përqafim të butë me të dashurin e saj Loris Karius, ish-portieri i Liverpool dhe sot portier i tretë i Newcastle. Në profilin e saj në Instagram, prezantuesja siciliane ka bërë të ditur se është shtatzënë: “Duhet t'ju themi diçka, por ndoshta e dini tashmë? Shpërthejmë nga gëzimi, ne dhe barku im. Së shpejti do të jemi tre”. Në këtë kuadër nuk ka vonuar edhe reagimi i fansave, miqve dhe kolegëve Komente të shumta i janë drejtuar çiftit në funksion të ngjarjes së lumtur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI