Flash

Juventus, zbulohet biseda në chat e drejtuesve për pagat: "Ronaldo firmosi"

Lapsi.al 25 March 2023
Juventus, zbulohet biseda në chat e drejtuesve për pagat:
Hetimi i Prokurorisë Publike të Torinos për llogaritë e Juventusit është pasuruar me një kapitull të ri. “Karta Ronaldo” e famshme dhe manovra e dytë e pagave që ka të bëjë me sezonin 2020/21, rikthehet në qendër të vëmendjes. Sipas La Gazzetta dello Sport, në aktet plotësuese të paraqitura nga gjykata të martën gjendet edhe transkripti i një bisede. Një chat mes Federico Cherubini, krahut të tij të djathtë Paolo Morganti dhe avokatit Cesare Gabasio, në të cilën flitet shprehimisht për portugezin. Seanca paraprake ndërkohë është planifikuar për në 27 mars, Më 20 Prill 2021 Gabasio shkroi: “I pari gati për të nënshkruar është Cristiano”. Tre ditë më vonë, më 23 prill, ishte Morganti që ndërhyri në grup: "Cristiano ka firmosur. Ai ka një kopje të të gjitha dokumenteve". Biseda përfundon me Cherubini që shpreh kënaqësinë: "Mirë!". Ata që hetojnë besojnë se në këto shkëmbime batutash i referohen ‘kartës Ronaldo’. Më saktë, me marrëveshjen suplementare me CR7 që lidhet me manovrën e dytë të pagës. Dokumenti ishte gjetur i pa nënshkruar në zyrat torineze të avokatit Restano. Lexo më tej: Juventus, ‘Karta Ronaldo’: avokatët e CR7 marrin aprovimin për të vizionuar aktet Avokatët e portugezit gjithmonë e kanë mohuar se ai e ka nënshkruar këtë marrëveshje dhe se mban një kopje të saj. Sipas stafit të tij, ai ishte kufizuar në firmosjen e formularëve për heqjen dorë nga pagat e katër muajve. Ato që kishin premtimin për rikuperimin e tyre të shpërndarë në sezonet në vijim. Megjithatë, CR7 ende nuk e ka marrë atë që ai beson se i takon nga Juventusi, pra rreth 19.9 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI