Flash

Video/ Inter-Juve, dalin pamjet e Bonucci e Pinsoglio që tërbojnë interistët: “Shikoni fytyrat e tyre!”

Lapsi.al 23 March 2023
Video/ Inter-Juve, dalin pamjet e Bonucci e Pinsoglio që tërbojnë
Katër ditë pas Inter-Juventus, që përfundoi 0-1 për bardhezinjtë, goli i Filip Kostic vazhdon të ngjallë polemika. Dy prekjet e dyshimta me dorë nga Adrien Rabiot dhe Dusan Vlahovic nervozojnë gjithnjë e më shumë zikaltrit. Një episod nga i cili, brenda dhe jashtë fushës, nisën protestat e lojtarëve dhe tifozëve të Inter kundër arbitrimit të Daniele Chiffi. Goli i serbit u vlerësua pas disa minutash dialog mes arbitrit dhe stafit të VAR, Paolo Mazzoleni dhe Marco Piccinini. Një pritje e gjatë e jetuar me frymën pezull nga pankina bardhezi. Mbi të gjitha është unik reagimi i Leonardo Bonucci dhe Carlo Pinsoglio.

REAGIMI I PINSOGLIO E BONUCCI PARA ZYRTARIZIMIT TË GOLIT

Në këtë rast, reagimet e Bonucci dhe Pinsoglio në pritje të vendimit përfundimtar të Chiffi, ndezën tifozët e Inter. Kamerat e Dazn përjetësuan dy bardhezinjtë, me mbrojtësin dukshëm të shqetësuar për një prapaktheu të mundshme të arbitrit. Chiffi pas katër minutash dialog me VAR-in, vërtetoi golin e Kostic. Nga ana tjetër, reagimi i Massimiliano Allegrit ishte dukshëm i ndryshëm. Tension ndoshta ndjeu edhe trajneri i Juventusit, i cili megjithatë u shfaq mjaft i qetë në atë situatë. Trajneri i Juventus, në pritje të vendimit të Chiffi, buzëqeshi duke bërë shaka në anë të fushës me stafin e tij. Në këtë drejtim nuk vonoi edhe përgjigja e tifozëve zikaltër, të cilët në rrjetet sociale komentuan reagimet e pankinës së Juventus: “Çmenduri, të gjithë e vunë re”, “Shikoni çfarë fytyrash”, dhe sërish “Bëjnë kështu prej vitesh, tani nuk fshihen më”, “U grabitëm, edhe Bonucci thotë se ishte prekje me dorë”. Me pak fjalë, katër ditë pas ndeshjes, ndjesia është se Inter-Juventus është ende i destinuar të shkaktojë diskutime. Në fund të fundit, siç dihet, rivaliteti mes dy klubeve, brenda dhe jashtë fushës, është më i gjallë se kurrë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI