Flash

"Në Itali nuk fitojmë nga 1961". Një tabu 62 vjeçare shqetëson Southgate: ja ndeshjet e mbrëmjes

Lapsi.al 23 March 2023
"Në Itali nuk fitojmë nga 1961". Një tabu 62

Rrugëtimi drejt finaleve të Euro 2024 nis pikërisht sot me ndeshjet e para të kombëtareve të impenjuara në fushatën kualifikuese. Në fushë do të zbresin 16 skuadra për përballjet e tyre të para në Grupet C, H e J. E gjithë vëmendja është në Napoli, ku përsëritet finalja e europianit të fundit. Italia e teknikut Mancini do të presë Anglinë e Gareth Southgate. Pastaj nuk duhet harruar debutimi i Roberto Martinez në pankinën e Portgalisë së Cristiano Ronaldo.

Gareth Southgate nuk i beson një Italie në fazë rindërtimi, pas dështimit për t'u kualifikuar në Kupën e Botës 2022: "E di që nuk shkoi në Katar, por ata kanë lojtarë të jashtëzakonshëm. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Nuk kemi nevojë për një provë vetëbesimi. Të kaluarën e kombëtares sonë e njohim mirë, por e dimë që nuk ka rëndësi për nesër. Duhet përulësi që të punosh shumë mirë dhe të fitosh”.

Trajneri anglez e di se "është një sfidë që duhet ta shfrytëzosh sa më shumë për të fituar. E kemi bërë në të kaluarën, por duhet ta bëjmë me vazhdimësi edhe sot. Mbaj mend që nuk kemi fituar këtu që nga viti 1961. Kjo e bën ndeshjen akoma më shumë një sfidë të madhe për vendin tonë”.

Lexo më tej: Mancini i habit të gjithë në Itali, ndryshon hierarkitë: “Në listën time i pari Pafundi, pastaj vijnë të tjerët”

REKORDI I KANE

Një nga stimujt në fushë për anglezët do të jetë edhe goli personal i Harry Kane. Sulmuesi i Tottenham është në kuotën 53 gola me kombëtaren duke arritur Rooney në tabelën e golashënuesve më të mirë. Kane synon të shënojë për t'u bërë rekordmeni i ri i anglezëve: "Kane - shpjegoi trajneri britanik - e ka kaluar tashmë zhgënjimin e Botërorit. E shoh gati të kthehet në fushë për të treguar se nga përbëhet magjia e kombëtares angleze".

Vigjilja është gjithashtu e përbërë nga tensioni i mundshëm mes tifozëve që Southgate shpreson të mos realizohet: "Të gjithë tifozët anglezë - tha ai - mezi presin të përjetojnë eksperiencën e Napolit në maksimum. Jam i lumtur që vij dhe luaj në një qytet që e do futbollin. Më kujtohen Careca dhe Maradona nga koha kur Napoli fitonte kampionatin”.

NDESHJET KUALIFIKUESE

Euro 2024 Qualification Qualification: Group C

20:45 Italy - England

20:45 North Macedonia - Malta

Euro 2024 Qualification Qualification: Group H

16:00 Kazakhstan - Slovenia

20:45 Denmark - Finland

20:45

San Marino - Northern Ireland

Euro 2024 Qualification Qualification: Group J

20:45

Bosnia and Herzegovina - Iceland

20:45 Portugal - Liechtenstein

20:45 Slovakia - Luxembourg

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI