Flash

Mauro Icardi akuzohet për ngacmim, Candela Lecce: “Më shkruan mesazhe, pastaj i fshin”

Lapsi.al 22 March 2023
Mauro Icardi akuzohet për ngacmim, Candela Lecce: “Më shkruan

Një denoncim i fortë ai që influencuesja Candela Lecce ka drejtuar ndaj Mauro Icardi. Bëhet fjalë për “ngacmime dhe dhunë psikologjike”. Influencuesja e re pretendon se ka marrë mesazhe të shumta nga futbollisti. E se ka hyrë në krizë pas ndryshimeve të vazhdueshme të mendjes së tij. “Nuk e di nëse ky ngacmim është pjesë e spektaklit apo çfarë. Nuk pushova kurrë së marri mesazhe prej tij”, tha Candela Lecce për programin argjentinas “Mitre Live”.

Candela Lecce më pas e ka denoncuar futbollistin për ngacmim dhe dhunë psikologjike. Në një intervistë dhënë Juan Etchegoyen për "Mitre Live" ajo zbuloi: "Që nga ajo kohë që u ekspozova dhe fola për të, kam përjetuar një situatë të trishtuar, të shëmtuar. Ka ngacmime që nuk e di nëse është funksionale për spektaklin apo çfarë. Nuk kam reshtur së marri mesazhe. E këtë herë thashë jo, kam heshtur deri tani por nuk më pëlqen fare. Më ka thënë fraza të tipit 'kjo është për mediat, duhet ta kuptosh, jam në një moment të vështirë tani'. Miliona mesazhe të tilla nga ai, është dhunë psikologjike që ai ushtron ndaj meje.Ka shumë situata që nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar, njerëzit e dinë. Ti lëndon një person tjetër në rrjetet sociale. Realiteti është që kam kaluar shumë keq dhe mu desh të nisja një rrugëtim psikologjik për gjithë këtë”.

MODUS OPERANDI

Candela Lecce shtoi: “Mënyra e tij e të vepruarit është të shkruajë, pastaj të fshijë. Të bllokojë, të zhbllokojë. Ajo që më mërziti më shumë ishte ky mesazhi i fundit që më dërgoi. Nuk dija si të reagoja dhe mjedisi im më tha se ai është psikologjikisht i sëmurë. Çfarë dobie ka ta fsheh? Njerëzit thonë se dua të bëhem e famshme. Nuk është kështu, i keni të gjitha provat dhe unë nuk gënjej. Ai viktimizohet gjithnjë e më ka thënë se gjëra të tilla nuk mund t'i them publikisht. Më ka folur edhe për Wanda në disa biseda, dua vetëm të fshihet nga jeta ime dhe të mos më dërgojë më mesazhe. Dua paqe dhe qetësi, kjo është mënyra ime e vetme për të thënë mjaft. Nuk mund të bëjnë këta dy njerëz atë që duan me jetën time".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI