Flash

Video/ Messi shkon për darkë, restoranti rrethohet nga turma e ekzagjeruar: Pleshti shoqërohet nga policia

Lapsi.al 22 March 2023
Video/ Messi shkon për darkë, restoranti rrethohet nga turma e
Kampioni i botës Lionel Messi ka dashur të kalojë një mbrëmje me familjen e tij, duke zgjedhur një restorant për darkë. Por lajmi u përhap me shpejtësi dhe tifozët e rrethuan. Pleshti u kthye në Argjentinë dhe vendosi të kalonte mbrëmjen me familjen në Palermo, një lagje e Buenos Aires. Për të darkuar Messi zgjodhi restorantin e famshëm Don Julio. Lajmi për prezencën e tij në ambientet e lokalit u përhap me shpejtësi. E brenda pak minutash një det tifozësh u vërsulën jashtë ambientit. Skena të para edhe më parë dhe që, pas fitores në Katar, përsëriten edhe tani. Pleshti u brohorit gjatë gjithë mbrëmjes me tifozët që shpresonin se ai do të dilte dhe do t'i përshëndeste. Messi, ndërkohë, preferoi të darkonte me Antonelën dhe djemtë e tij, para se detyrimisht të largohej duke dalë para tifozëve. Lexo më tej: iPhone 14 me mbulesë të artë për skuadrën kampione bote të Argjentinës: dhurata e Messi vlen 200 mijë euro Megjithatë, për ta bërë këtë ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë. Në fakt, policisë lokale i është dashur të shoqëronte Messi për ta lejuar të largohej dhe të kthehej në makinën e tij. Në rrjetet sociale, videot e ngjarjes janë bërë virale dhe konfirmojnë lidhjen shumë të fortë mes Pleshtit dhe popullit argjentinas.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI