Flash

Filippo Inzaghi baba për herë të dytë: "Emilia, të dua jeta ime"

Lapsi.al 21 March 2023
Filippo Inzaghi baba për herë të dytë: "Emilia, të
Filippo Inzaghi është bërë baba për herë të dytë. Partnerja e tij Angela Robusti solli në jetë Emilian, fëmija e dytë e çiftit, pas Edoardos të lindur 15 muaj më parë. Ish-sulmuesi, aktualisht trajner i Reggina, e ka pritur me gëzim ardhjen e Emilias në rrjetet sociale. Javët e fundit Angela Robusti kishte thënë se dëshironte të lindte në Brescia. Ajo ka dashur mbështetjen e prindërve në ditët e para të bebit, përpara se të kthehej në Reggio Calabria, ku çifti ka gjetur cepin e tyre të parajsës.
Dy prindërit e rinj i kanë treguar ndjekësve të tyre lajmin për lindjen e fëmijës në profilet e tyre sociale. Angela Robusti ka publikuar një foto me vogëlushen teksa i jepte gji, duke shkruar "Emilia. Mrekullia e dytë që më ka dhuruar babi yt. Të dua jeta ime". Pak më parë Filippo Inzaghi kishte bërë të ditur lajmin në Instagram me një foto të dorës së vogël të vogëlushes: "Sot, në ditën e parë e pranverës, erdhe ti Emilia, gëzimi ynë i pamasë. Mami është shkëmb, po e merr veten! Me zemrën plot dashuri ju falenderoj për urimet e shumta".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI