Flash

Inter e Suning lamtumira është e mundshme: ja detaji që tremb tifozët zikaltër

Lapsi.al 21 March 2023
Inter e Suning lamtumira është e mundshme: ja detaji që tremb
Në shtëpinë e Inter e ardhmja nuk është shkruar ende dhe për të thënë të vërtetën duket gjithçka një rebus. Duhen kuptuar se cilat janë strategjitë e së ardhmes, duke marrë parasysh edhe se si do të përfundojë sezoni. Më pas është problemi i Simone Inzaghi, i cili nuk po kënaq drejtuesit. Por edhe jashtë fushës problemet janë shumëfishuar me vështirësitë ekonomike që kanë hasur pronarët e Suning, në kërkim të ortakëve të rinj. Merchandising i Inter shitet përmes faqes së internetit Suning.com ku u krijua dyqani online ziklatër me të gjitha produktet zyrtare të ekipit. Por ditët e fundit diçka ka ndryshuar. Në fakt, dyqani online nuk është më i pranishëm në faqen e Suning dhe kjo ka ngjallur shqetësim dhe hutim tek tifozët. Materiali zyrtar nuk është më i pranishëm dhe tani mund të porositen vetëm dy xhaketa jozyrtare zikaltër me logon e vjetër të stampuar.

SUNING E VËSHTIRËSITË EKONOMIKE

Nëse kjo është një shenjë e një thyerje me klubin zikaltër dhe/ose një hap që mund të çojë në shitjen e klubit, askush nuk e di. Sigurisht që tifozët e Inter kishin dhe kanë dyshime për këtë. Për më tepër, Suning është në kërkim të ortakëve të rinj që mund të kompensojnë vështirësitë ekonomike. Një shenjë e një stabiliteti financiar që duket se nuk ekziston. E ardhmja, pra, mbetet për t'u shkruar dhe skepticizmi nga ana e tifozëve është i justifikueshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI