Flash

Lloris nuk është më, Deschamps vendos hierarkitë te Franca: "Maignan është portieri titullar"

Lapsi.al 21 March 2023
Lloris nuk është më, Deschamps vendos hierarkitë te Franca:

Nga grumbullimi i Clairfontaine në Francë, Didier Deschamps ka promovuar Mike Maignan si portierin titullar. Pas lamtumirës së Hugo Lloris me ekipin kombëtar, Gjelat kanë tashmë një numër 1 të ri. "Pozicioni numër 1 padyshim i shkon Mike Maignan. Hierarkia është e rëndësishme - shpjegoi trajneri francez -. Por unë do të flas për këtë edhe me të tjerët. Do të ketë hierarki për këtë ndeshje (kundër Holandës, red.). Por mund të jetë edhe ndryshe për qershorin e ardhshëm. Përvoja ndërkombëtare mund të jetë një aset i rëndësishëm”.

Një kënaqësi e madhe për Maignan, i detyruar të humbasë Botërorin në Katar për shkak të një dëmtimi në pulpë. Portieri i Milan qendroi larg fushave të lojës për pesë muaj dhe tani ëhstë gati të fitojë kohën e humbur. Më pak se një muaj pas rikthimit në fushë, kundër Atalantës më 26 prill, tashmë dyert e kombëtares janë hapur plotësisht. Portieri 27-vjeçar i Milan, i thirrur për herë të parë nga Les Bleus më 21 maj 2019, ka veshur pesë herë fanellën e Francës. Herën e fundit që Maignan ishte me Gjelat ishte 22 shtator 2022 në Ligën e Kombeve kundër Austrisë. Maignan ka mundur konkurrencën e portierit rezervë të Ëest Ham, Areola dhe mbrojtësit ekstrem të Lens, Samba.

Lexo më tej: Milan e mban jashtë se është përdorues koka.ine: Maignan thyen heshtjen e i përgjigjet akuzave

RABIOT E GIROUD NË SYTË E DESCHAMPS

Deschamps foli edhe për formën e shkëlqyer të dy lojtarëve të tjerë që luajnë në Serie A, Adrien Rabiot dhe Olivier Giroud: "Adrien kishte bërë tashmë gjëra shumë të mira edhe para Kupës së Botës. Ai erdhi me paraqitje të nivelit më të lartë. Ai mbetet i rëndësishëm si gjithmonë. Olivier është një nga këta 23 dhe do të jenë njëmbëdhjetë që do të fillojnë titullar kundër Holandës. Ka të ngjarë që çdokush të mund të luajë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI