Flash

Allegri bind Rabiot të qendrojë te Juventus: ka vetëm një kusht që duhet plotësuar

Lapsi.al 21 March 2023
Allegri bind Rabiot të qendrojë te Juventus: ka vetëm një

E ardhmja e Adrien Rabiot mund të jetë ende bardhezi. Mesfushori francez po reflekton seriozisht për mundësinë e rinovimit të kontratës me Juventus. Lojtari shkon në skadencë në qershor, edhe pse vullneti i tij për momentin nuk është aspekti më i rëndësishëm i negociatave. Rabiot po bën shumë mirë në Torino e ka besimin e pakushtëzuar të Max Allegri. Tekniku beson tek ai edhe në momentet më të vështira dhe Rabiot i ka skalitur një rol themelor vetes në skemat e livornezit.

Me francezin, Locatelli e Fagioli, mesfusha e Zonjës është rikthyer të ketë një identitet të qartë pas vitesh paqartësish. Lëvizja e lojtarëve që nuk ishin kurrë realisht në nivel e kishin bërë mesfushën pikën e dobët të skuadrës si gjatë drejtimit të Sarri ashtu edhe Pirlos.

Me 9 gola dhe 4 asiste në 33 paraqitje sezonale, Rabiot deri më tani ka qenë një nga lojtarët më të mirë të sezonit të Juventus. Francezi i ka bërë tifozët të ndryshojnë mendje. E bashkë me ta edhe drejtuesit që mezi prisnin ta hiqnin qafe. Mesfushori ka garantuar vazhdimësi edhe në nivel fizik. Në vitin 2023 ai ka luajtur 15 ndeshje nga 17 duke mbetur në fushë për 90'. Kjo është arsyeja pse Allegri është i gatshëm të bëjë gjithçka në mënyrë që të mos i duhet ta privojë veten nga ai.

Lexo më tej: Video/ Kostic fundos Inter mes polemika: zikaltrit pretendojnë prekje me dorë, Juventus -7 nga Champions

KËRKESAT E RABIOT E MAMA VERONIQUE

Vullneti i trajnerit dhe ai i lojtarit nuk janë gjithçka, duke pasur parasysh situatën e komplikuar të klubit. Rabiot nuk ka marrë ende asnjë ofertë zyrtare nga skuadrat e tjera. E pra, vlerësuesit për të nuk mungojnë, por për të rinovuar ai dhe nëna e tij Veronique kërkojnë 10 milionë euro në sezon. Është një shifër që Juventusi mendon se mund t'i afrohet, duke shtuar bonuse. Por që ndoshta do të paguhet vetëm në rast arritje në Champions League. Një turne nga e cila Adrien nuk do të dëshironte në asnjë rast të hiqte dorë.

Prandaj, për t'u ulur në një tavolinë, para së gjithash do të jetë e nevojshme të pritet një përgjigje nga Kolegji i Garancisë Coni. Ai do të shprehet më 19 prill për apelin bardhezi kundër -15 në renditje. Edhe CFO, Francesco Calvo, e tha qartë para Inter-Juve: "Ne po diskutojmë të ardhmen e Rabiot së bashku pa u nxituar. Ne e dimë sa mirë jemi me të dhe sa ai shkon mirë me ne. Ne e dimë se ka shumë të panjohura nga pikëpamja sportive dhe jo sportive. Vendimi i Kolegjit të Garancisë do të jetë i rëndësishëm, pastaj do të flasim me lojtarët tanë”. Takimi është lënë për pas dënimit, kur do të diskutohet edhe e ardhmja e Angel Di Maria.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI