Flash

Video/ E pabesueshme në FA Cup, Fulham merr 3 kartonë të kuq në 40 sekonda

Lapsi.al 20 March 2023
Video/ E pabesueshme në FA Cup, Fulham merr 3 kartonë të kuq
Ndodhi gjithçka në ndeshjen mes Fulham dhe Manchester United në FA Cup, përfshirë edhe 3 kartonë të kuq në 40 sekonda për skuadrën londineze. Manchester United mposhti Fulham 3-1 me përmbysje dhe kaloi në gjysmëfinalen e FA Cup. Red Devils do të takohen tashmë me Brighton. Për të mposhtur Fulham, megjithatë, pas avantazhit fillestar të Mitrovic, ndeshja mori kthesën në minutën e 72'. Willian priti me dorë një goditje të Sancho e prej aty fillon katastrofa. Pas një rishikimi me VAR, arbitri u detyrua të përjashtojë ish-lojtarin brazilian të Chelsea. Willian e pengoi topin të hynte në portë duke e ndaluar me dorë. Trajneri i skuadrës londineze Marco Silva u tërbua dhe protestoi te arbitri. Për këtë u përjashtua, duke shkaktuar zemërimin e kapitenit të Fulham, Mitrovic. Sulmuesi serb shkon dhe i dha një goditje me sup arbitrit, i cili menjëherë i nxjerr kartonin e kuq kapitenit. Mitrovic, megjithatë, mbetet kërcënues në fytyrën e arbitrit dhe pothuajse të gjithë lojtarët në fushë duhet të ndërhyjnë për ta larguar nga fusha. Pas trazirave, Bruno Fernandes ekzekutoi penalltinë dhe shënoi golin, duke nisur kështu rikthimin e United. Skuadra e Ten Hag triumfoi 3-1 falë dy golave të ish-lojtarit të Udineses dhe golit të Sabitzer.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI