Flash

Video/ "Edhe me Francën kemi shkuar për fitore": Cikalleshi pa frena, sfidon Poloninë për 'hakmarrje'

Lapsi.al 20 March 2023
Video/ "Edhe me Francën kemi shkuar për fitore": Cikalleshi

“Polonia është ekipi më i fortë në grup. Duke nisur dhe nga kualifikueset e kaluara në Portugali, shpresoj të kemi të njëjtën vazhdimësi. Nëse marrim rezultat pozitiv në Poloni gjërat mund të thjeshtësohen disi". Sokol Cikalleshi e di shumë mirë se cfarë ndeshje kombëtarja shqiptare po i shkon përballë. Shqipëria do të ndeshet në sfidën e parë të kualifikueseve të Euro 2024 me Polonisë. Qendërsulmuesi në konferencën për shtyp e bëri të qartë se skuadra do të shkojë në Varshavë për të fituar ndeshjen. "Si ne dhe trajneri në këtë kohë të shkurtër, duhet të bëjmë maksimumin për të shkuar në Varshavë për të bërë më të mirën. Mund të bëhet një nga ndeshjet më të vështira. Por edhe një ndeshje që mund të na japi shtysën për t’u kualifikuar".

ATËHERË COVID, TANI DËMTIMET...

Një Deja vu në këndvështrimin e Cikalleshit, ndeshja me polakët, për mënyrën se si po përgatitet vigjilja. Edhe atëherë, për shkak të Covid, shumë lojtarë i munguan kuqezinjve. Edhe tani, më të mirët jasnë jashtë: "Dëmtimet dhe lojtarët që mungojnë janë lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares. Na ka qëlluar dhe më parë me Poloninë, një ndeshje që e kishim këtu. Dhe në atë ndeshje kemi pasur shumë mungesa. Nuk dua të përqendrohemi më shumë te këto. Diferencat nuk i kemi të mëdha. Kushdo të jetë në fushë do të bëjë më të mirën".

Lexo më tej: Video/ Jasir Asani një maqedonas kuqezi: “Sot në darkë do të këndoj”

E megjithatë, për barazimin, edhe pse pozitiv, Cikalleshi nuk është i gatshëm të firmosë. Sulmuesi e bën të qartë se cilido që futet në fushë e bën për të marrë fitoren e nuk i shkon në mendje të luajë për barazim: "I kënaqur me një pikë? Pavarësisht se kush është kundërshtari në fushë futesh për të fituar ndeshjen. Plan B mund të jetë dhe barazimi. Unë nuk e kam menduar edhe me Francën ose Anglia, kemi shkuar për të fituar. Kemi tentuar më të mirën, pastaj të marrin gjysmën e të keqes. Do të shkojmë për të fituar ndeshjen dhe me grupin që kemi mendoj se mund të marrim një rezultat pozitiv”, e mbylli Cikalleshi.

https://www.youtube.com/watch?v=Sb4vpNqNsiY&t=621s

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI