Flash

Video/ Kostic fundos Inter mes polemika: zikaltrit pretendojnë prekje me dorë, Juventus -7 nga Champions

Lapsi.al 19 March 2023
Video/ Kostic fundos Inter mes polemika: zikaltrit pretendojnë prekje me

Juventus mposht 1-0 Interin në San Siro në ndeshjen e mbrëmjes për javën e 27 të Serie A. Humbja e dytë radhazi për skuadrën e Simone Inzaghi, që sheh tashmë Lazion në vendin e dyti vetmitar. Zikaltrit dominuan pjesën e parë për sa i përket zotërimit të topit. E megjithatë, lanë shumë hapësirë për bardhezinjtë në fazën e rifillimit, të shfrytëzuar në minutën e 23' nga Kostic. Serbi kaloi të tijtë në avantazh me një diagonale me të majtën, që la të palëvizur Onana. Goli u zyrtarizua nga Chiffi pas një rishikimi shumë të gjatë në VAR për dy prekje të dyshimta në fillim të aksionit.

Skuadra e teknikut Inzaghi tentoi të sulmonte në pjesën e dytë, por prapavija e Max Allegri nuk gabon asgjë dhe mbrojti avantazhin deri në fishkëllimën e trefishtë. Juventus ngjitet në 41 pikë, duke e gjetur veten vetëm 7 pikë nga zona Champions, pavarësisht -15 në renditje.

POLEMIKA E ZHGËNJIME NË SAN SIRO

Juventus pushton San Siron dhe i shkakton Interit humbjen e nëntë në 27 javë kampionat. Inzaghi, i cili është në çerekfinale të Champions dhe që do të sfidojë sërish Allegri në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, udhëton mesatarisht me një humbje në çdo tre ndeshje. Një ritëm jo për tu kualifikuar për Champions e ardhshëm. Nuk është rastësi që sonte zikaltrit u kaluan nga Lazio dhe mbeti i treti vetëm sepse Milani dhe Roma janë në vështirësi. Ndryshe është situata për Zonjën, ende në -4 nga vendi i gjashtë, por tani edhe -7 nga i katërti. Natyrisht pa llogaritur 15 pikët e dënimit: përndryshe do të ishte e dyta e vetme.

Mbi suksesin e Zonjës është edhe hija e një topi me dorë, që nuk u vlerësua as nga kontrolli i gjatë i VAR. Rabiot mund ta ketë prekur topin me dorë në nisje të aksionit në golin e Kostic, por shfaqja e Brozovic dhe të tjerëve mbetet zhgënjyese. Pushimi do t'i lejojë teknikut Inzaghi të rikuperojë të dëmtuarit. Por në prill, me 9 angazhime zyrtare, duhet një ndërrim marshi për të mos e hedhur dëm sezonin. Për Juven, në fitoren e parë jashtë fushe kundër një kundërshtari të madh, është suksesi i katërt radhazi. Jo keq...

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI