Flash

"Me Inter e rëndësishme për të mbrojtur vendin e dytë": Allegri provokon, Inzaghi përgjigjet: "Jemi ne të dytët"

Lapsi.al 19 March 2023
"Me Inter e rëndësishme për të mbrojtur vendin e
Derbi i Italisë nuk ka nevojë për prezantime për të kuptuar rëndësinë e megjithë diferencën e madhe aktuale në renditje, rivalitetin e ndez... vendi i dytë. Tekniku i Juventus Max Allegri dhe ai i Inter Simone Inzaghi kanë shkëmbyer replika në distancë, në konferencat për shtyp. Ai bardhezi e llogarit të fshirë penalitetin prej 15 pikësh në renditje, ndërsa ai zikaltër sheh renditjen aktuale. Pas kualifikimit në çerekfinale të Europa League, Juventus rinis vrapin në kampionat, me ndeshja e madhe ndaj Inter. E Massimiliano Allegri e mban përqendrimin lart duke vazhduar të vlerësojë klasifikimin pa skualifikimin. "Do të jetë një ndeshje e rëndësishme kundër Interit - shpjegoi trajneri i Juventusit -. Pa -15 kemi bërë 53 pikë, jemi përpara zikaltërve dhe duhet të mbrojmë vendin e dytë". Tekniku pastaj i dha siguri tifozëve se në fushë do të mund të shohin yjet e skuadrës: “Di Maria dhe Chiesa po bëjnë mirë, Miretti dhe Bonucci do të vlerësohen – shtoi ai –. Alex Sandro dhe Milik nuk do të jenë në dispozicion”. Lexo më tej: Inter pa mbrojtjen titullare kundër Juventus: edhe Skriniar drejt përjashtimit Interi është gati të përballet me Juventusin në Derbin e Italisë. Pas barazimit në Champions ndaj Portos, zikaltrit arritën çerekfinalet, ku do të takohen me Benfica. Të besuarit e Simone Inzaghi ndërkohë janë kthyer me përqendrim maksimal në ndeshjen ndaj Zonjës së Vjetër. "Përgatitja mendore do të jetë thelbësore. Ne e dimë se cfarë ekipi është Juve - tha trajneri në konferencë -. Ne apo ata të dytët? Unë shikoj renditjen e sotme, pastaj vendimi do të jetë në organet përgjegjëse. Skuadrat që po luftojnë kanë nevojë për qartësi. Ndërkohë, respekt maksimal. Skriniar jashtë, jam shumë i kënaqur me Lukakun” e mbylli Inzaghi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI