Flash

Tërbimi i ultrasve të Brescia kundër presidentit: Massimo Cellino fshihet në dhomat e zhveshjes

Lapsi.al 19 March 2023
Tërbimi i ultrasve të Brescia kundër presidentit: Massimo Cellino

Nuk ka paqe për Massimo Cellino, sërish në shënjestër të tërbimit të tifozëve. Brescia vazhdon të humbasë dhe rënia në Lega Pro duket e vështirë për t'u shmangur për momentin. Megjithë ndryshimin e trajnerit e ardhjen e ish-futbollistit Gastaldello, skuadra nuk mundi ta kthente kursin duke vazhduar rënien e lirë në Serie B.

Brescia u mund në shtëpi ndaj Genoa të Gilardinos, që fitoi ndeshjen 0-3, duke e vështirësuar edhe më shumë pozicionin e tyre. Një përfaqësim për t'u harruar që i solli 'dallëndyshet' në vendin e fundit në shoqërinë e Spal. E nga ky shkak, në fund të ndeshjes, u lëshua zemërimi i tifozëve të Brescia, ndaj presidentit Massimo Cellino. Një ndjekje e vërtetë për të kërkuar kontaktin fizik me numrin një të klubit.

Lexo më tej: Donin të rrihnin me rripa presidentin e Brescia, Cellino: qëllohet me armë makina e Calabro

I frikësuar dhe pa rrugëdalje jashtë stadiumit, Cellino u detyrua të zbresë në dhomat e zhveshjes dhe të mbyllej brenda duke pritur një rrugë shpëtimi. Tifozët fillimisht ishin mbledhur në sheshin ku ndodhet hyrja e tribunës, më pas janë futur në sektor. Massimo Cellino ishte kërcënuar tashmë edhe disa muaj më parë, madje rrezikoi një agresion nga një tifoz.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI