Flash

Hakmarrje për përplasjen në Tiranë, tifozët e Feyenoord kërcënojnë Romën: "Do ta shkatërrojmë përsëri qytetin"

Lapsi.al 18 March 2023
Hakmarrje për përplasjen në Tiranë, tifozët e Feyenoord

Me imazhet e tmerrshme të Napolit në flakë nga tifozët e Eintracht Frankfurt ende para syve, shorti i Europa League mes Roma dhe Feyenoord nuk mund të mos jetë shqetësues. Të shumtta përplasjet e dy tifozerive në dekadën e fundit. Precedenti më i frikshëm është ai i vitit 2015, kur huliganët holandezë dëmtuan rëndë shatërvanin e Barcaccia në Piazza Navona, një nga monumentet më të rëndësishme të kryeqytetit.

Armiqësia mes ultrasve holandezë dhe atyre verdhekuq u rinovua në qershorin e kaluar kur skuadrat u përplasën në Tiranë. Finalja e Conference League në Air Albania solli në kryeqytetin shqiptar dy tifozeritë e incidentet nuk munguan. Kështu, shqetësimi i madh bëri që kryebashkiaku Gualtieri t'i kërkonte ministrit Piantedosi të ndalonte tifozët vizitorë për ndeshjet në transfertë.

Lexo më tej: Video/ Urinuan mbi autobusin e Romës: kjo është fyerja e tifozëve të Feyenoord që nisi përleshjet

Sipas raportimeve nga edicioni roman i 'Repubblica', pak pas shortit në Nyon, ultrasit ekstremë të skuadrës së Roterdamit pushtuan rrjetet sociale, me mesazhe shqetësuese: "Shkojmë të hakmerremi, do të shkatërrojmë Romën", "Do të prishim shatërvanin", "E rindërtuat, do ta thyejmë përsëri". Tifozët verdhekuq janë përgjigjur menjëherë: "Do t'ju bëjmë të vraponi si minjtë". Ose më ikoniku: "Nëse e riprekni shatërvanin, do tiu mbysim". Sigurisht jo klima më e mirë, me pak fjalë, për t'iu afruar ndeshjes së Europa League.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI