Flash

Ibrahimovic titullar 419 pas dëmtimit: objektivi tre pikët me një… rekord

Lapsi.al 18 March 2023
Ibrahimovic titullar 419 pas dëmtimit: objektivi tre pikët me

“Nuk mendoj se ka 90 minuta në këmbë, por për forcë dhe vendosmëri nuk ka njeri si ai”. Do të mungojë i skualifikuari Giroud te Milano që është i impenjuar sonte në Udine, me synimin për të mbrojtur vendin e katërt nga Roma, një pikë më poshtë. Stefano Pioli, megjithatë, tani që ka gjetur liderin e tij Zlatan Ibrahimovic, dëshiron të vërë bast mbi të. Kështu, sulmuesi suedez, 41 vjeç, pesë muaj e 15 ditë, është gati të kthehet titullar 419 ditë pas dëmtimit. Hera e fundit që ishte në fushë suedezi daton në 23 janar 2022 në Milan-Juventus. Ibra u zëvendësua pas 28 minutave lojë. Që atëherë, pak copëza ndeshjesh dhe një ndalesë e gjatë. Tashmë rikthimi nga minuta e 1' pasi bëri debutimin sezonal ndaj Atalantës, kur u kthye në fushë pas 280 ditësh.

Por Ibrahimovic, i cili gjithashtu ka rifituar grumbullimin e tij me Suedinë, nuk dëshiron të ndalet me kaq. Në rast të një goli, ai do të bëhej golashënuesi më i vjetër në historinë e Serie A. Ibrahimovic do të kalonte Alessandro Costacurta (41 vjet e 25 ditë në maj 2007), që shënoi golin rekord pikërisht ndaj Udinese.

Lexo më tej: Video/ Pas 280 ditësh rikthehet Ibrahimovic: Milan likuidon Atalantën e merr vendin e dytë

Milani, pasi njohën kundërshtarin në çerekfinale të Champions, ku do të luajnë derbin italian me Napolin, kthehet të mendojë për kampionatin. Në transfertën e Udines, për të besuarit e Pioli, tre pikët janë të rëndësishme, duke pasur parasysh renditjen e shkurtër në zonën Champions. Pozicionimi në katër më të mirët e kampionatit mbetet një objektiv parësor. Për të jetuar edhe sezonin e ardhshëm të njëjtat emocione që vijnë nga rikthimi në tetë më të mirët e Europës.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI