Flash

“Maradona nuk preket!”: mesazhi i Camorra që terrorizoi e “i ndryshoi mendje” ultrasve të Eintracht

Lapsi.al 16 March 2023
“Maradona nuk preket!”: mesazhi i Camorra që terrorizoi e

Napoli e mbylli ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt me rezultatin 3-0 falë dygolëshit të Osimhen dhe golit me penallti të Zielinskit. Skuadra e teknikut Spalletti konfirmoi atë që tregoi që në ndeshjen e parë në Gjermani, kur përfundoi 0-2. Fatkeqësisht, dje u evidentua më shumë për ngjarjet e kronikës së zezë se për atë sportive. Por më të keqen e evitoi... Camorra.

Tifozët e Eintracht bënë kërdinë në qytet, duke u përplasur me policinë. Fatmirësisht nuk pati viktima, por nga përplasjet u plagosën 6 agjentë. Numri i të arrestuarve u ngjit në 8 (5 ultras napolitan dhe 3 gjermanë). Dëmi, nga ana tjetër, është shumë më i madh. Një makinë policie e djegur, bare dhe restorante të shkatërruara, shtatë autobusë të dëmtuar me një shofer të plagosur lehtë në sy nga copa xhami. Nga ana tjetër, muralesi kushtuar Maradonës në lagjet spanjolle mbeti i padëmtuar. Fillimisht synimi i ultrasve të Eintracht ishte ta prishnin atë, por ndryshuan mendje pasi morën një mesazh nga Camorra.

MESAZHI I CAMORRA PËR TIFOZËT E EINTRACHT

Ditën e djeshme u shkrua një faqe e keqe sportive dhe u realizuan të gjitha frikërat e vigjiljes. Nga ana tjetër, Digos kishte përgjuar mesazhet kërcënuese që kishin shkëmbyer dy tifozeritë. Ministri i Brendshëm kishte ndaluar fillimisht shitjen e biletave në sektorin mik. Më pas TAR i Kampanias kishte përmbysur gjithçka, duke i dhënë arsye klubit gjerman. Kështu u hap shitja e lirë edhe për sektorin mik. Në fund, Prefektura u përpoq ta rregullonte duke penguar shitjen për banorët e Frankfurtit. Por kjo nuk i pengoi ultrasit e Eintracht të zbarkonin masivisht në Napoli.

Një nga objektivat e gjermanëve ishin muralet e Diego Maradonas në lagjet spanjolle. Por ata ndryshuan mendje kur morën mesazhin nga Camorra. "Për më tepër, sipas asaj që doli, "Landsknechts", siç janë riemërtuar tifozët e Eintracht, kishin një objektiv të saktë: të goditnin "shenjtorin" e Maradonës në lagjet spanjolle - shkruan gazeta La Stampa -. Alarmi ishte shfaqur tashmë në biseda që në orët e para të mëngjesit. E sipas asaj që pëshpëritej rrugicave, Camorra, që ka shumë 'të infiltruar' në sektorët ultras, kishte bërë të ditur se dëmtimi i mualesit nuk do të lejohej".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI