Flash

Tetë më të mirët e ankthi i Champions: nga përplasjet e mëdha të euroderbi, ja detajet e shortit

Lapsi.al 16 March 2023
Tetë më të mirët e ankthi i Champions: nga përplasjet e

Janë orë pritje për tetë skuadrat e kualifikuara që mezi presin shortin për çerekfinalet e Champions League. Nesër në orën 12 në Nyon më të përfaqësuar janë italianët me tre skuadra. Inter, Milan e Napoli do të mësojnë fatin e tyre. Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Chelsea dhe Benfica janë gjithashtu në short. Dy të fundit, në letër, duket se janë më të përballueshmet, por në këtë pikë të konkurrencës asgjë nuk merret si e mirëqenë. Nuk do të ketë kufizime kështu që ekziston edhe rreziku i një euroderby. Në këtë rast, sidoqoftë, një ekip italian që do të ishte në 4 më të mirat e Europës.

Real Madrid, Manchester City dhe Bayern Munich janë padyshim skuadrat më të frikshme e ato për t'u shmangur. Shorti live për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve 2022-23, do të mbahet të premten më 17 mars. Në shtëpinë e futbollit Europian në Nyon të Zvicrës askush nuk do të donte një përballje me favoritët e mëdhenj. Edhe Bayern, Real e City sigurisht do të donin të evitonin përplasjet mes tyre.

Lexo më tej: Futbolli italian me 3 skuadra në çerekfinale, më i pëfaqësuari në Champions: nuk ndodhte prej 17 vitesh

DETAJET E SHORTIT

Në short do të marrin pjesë tetë fituesit e fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve: Napoli, Inter Milan, Real Madrid, Manchester City, Chelsea, Bayern Munich dhe Benfica. Shorti do të përcaktojë përplasjet për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet. Përveç kësaj, do të hidhet shorti për të përcaktuar skuadrën “vendase” pro-forma në finale. Në short nuk ka kokë serie dhe sfidat mes skuadrave nga i njëjti komb janë të lejuara. Çerekfinalet do të luhen më 11/12 prill dhe 18/19 prill, ndërsa gjysmëfinalet e planifikuara për 9/10 maj dhe 16/17 maj. Finalja do të luhet në Stadiumin Olimpik Atatürk në Stamboll të shtunën më 10 qershor 2023.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI