Flash

Infantino, rizgjidhet në krye të FIFA-s deri në 2027: "Besoni te unë"

Lapsi.al 16 March 2023
Infantino, rizgjidhet në krye të FIFA-s deri në 2027:

Gianni Infantino është rizgjedhur në krye të FIFA-s. Ekzekutivi italo-zviceran do të qëndrojë në detyrë edhe për katër vite të tjera, deri në vitin 2027. Infantino, kandidat dhe president i vetëm që nga viti 2016, u konfirmua njëzëri në Kongresin e 73-të të FIFA-s. Eventi po zhvillohet në Kigali të Ruandës. "Ju dua të gjithëve," tha ai.

"Presidenca e FIFA-s është një nder i jashtëzakonshëm, një privilegj i pabesueshëm dhe një përgjegjësi e madhe. Jam prekur nga mbështetja dhe besimi juaj. Unë do t'i shërbej futbollit dhe FIFA-s në të gjitha vendet e botës". Kështu u shpreh Gianni Infantino në konferencën për shtyp pasi u konfirmua si president i organizmit drejtues të futbollit botëror. “Lidershipi është aftësia për të dëgjuar dhe mësuar. Mësoni gjithmonë, çdo ditë, pa u ndalur. Udhëheqja është aftësia për të vepruar, unë di ta bëj”, shtoi ai.

Lexo më tej: Botërori më i madh i historisë: 16 skuadra më shumë e 40 ndeshje më tepër në turneun 2026

"Vazhdoni t'i besoni angazhimit tim. Kërkoj që gjatë këtij mandati presidencial të vazhdojmë të punojmë së bashku. E të bashkojmë botën me futbollin." Pas falënderimeve, Infantino më pas deklaroi: "I jam mirënjohës të gjithë atyre që më duan, si dhe atyre që më urrejnë. E di që janë aty dhe ju dua të gjithëve, veçanërisht sot".

https://twitter.com/FIFAcom/status/1636295186052423680?s=20

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI