REPLIKAT PAS NDESHJES
Tekniku u akuzua se e bëri këtë për të ndaluar Haaland të thyente rekordin e Messi. “I thashë atij [Pep] kur dola, se doja të shënoja një trigolësh të dyfishtë. Por çfarë mund të bëj”, tha makina e golit të City pas ndeshjes. Guardiola u akuzua pas ndeshjes se e ndaloi norvegjezin qëllimisht të thyente rekordin e Messi: "Nëse ai e arrin këtë moment historik në moshën 22, 23 vjeç, jeta e tij do të jetë e mërzitshme. Tani ai ka një objektiv, prandaj e bëra zëvendësimin. Nuk e dija këtë për Messi, por normalisht kur ndeshja të përfundojë, dua t'i lë të gjithë lojtarët të luajnë sa më shumë që të jetë e mundur".Pep Guardiola reacts to taking Erling Haaland off in their 7-0 win against RB Leipzig last night ? pic.twitter.com/d4VxbrzS2q
— Sky Sports Football (@SkyFootball) March 15, 2023