Flash

Video/ Haaland në historinë e Champions, 5 gola ndaj Leipzig: Porto ndalet nga shtyllat, Inter kualifikohet

Lapsi.al 14 March 2023
Video/ Haaland në historinë e Champions, 5 gola ndaj Leipzig: Porto

Manchester City dhe Inter shkojnë në cerekfinalet e Champions League, duke iu bashkuar 4 skuadrave të tjera të kualifikuara. Anglezët shkatërruan 7-0 Leipzig, duke shuar edhe kujtimin më të dobët të 1-1 të ndeshjes së parë me 5 gola të Haaland. Inter nga ana tjetër rezistoi pa pësuar në Do Dragao, duke barazuar 0-0 ndaj Porto. Zikaltrit, falë 1-0 së ndeshjes së parë, kalojnë në çerekfinale.

MANCHESTER CITY 7-0 LEIPZIG

Falë një Erling Haaland të pandalshëm, Manchester City kalon në çerekfinale të Champions League. Në Etihad, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Gjermani, skuadra e Guardiolës mposhti Leipzigun me rezultatin 7-0. Norvegjezi ishte vendimtar, duke shënuar pesë herë (22' me penallti, 24', 47', 54' dhe 57') siç ndodhi vetëm me Lionel Messin dhe Luiz Adriano në historinë e kompeticionit. Golat e tjerë u realizuan nga Gundogan (49') dhe De Bruyne (92').

Mbi supet e gjigantit. City bëri atë që duhej, duke eliminuar Leipzig me një shpërthim dominimi të dukshme (7-0) dhe duke kaluar në çerekfinale. Por monumenti i mbrëmjes madhështore të Etihad është skalitur nga i gjithpushtetshmi Erling Haaland dhe "manita" e tij personale. Pesë gola në 63 minuta, kur me gjysmë ore ende përpara e ndaloi i vetmi që mund ta ndalonte, Pep Guardiola. Tekniku vendosi se mjaftonte, duke i dhuruar ovacionet adhuruese nën dëborën e Mançesterit. E njëkohësisht duke “shpëtuar” vendin e Leo Messi dhe Luiz Adriano në librin e rekordeve. “Vetëm” të arritura por jo të tejkaluar në “numrin më të lartë të golave të shënuar në një ndeshje të Champions League”.

Erling Haaland është njeriu i rekordeve. Në fakt, sulmuesi norvegjez i Manchester City rrëmbeu edhe njëherë skenën europiane me fanellën e Citizens në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Champions League kundër Leipzig, duke shënuar pesë gola ndaj gjermanëve. Një goleadë autentike e norvegjezit që e ngjit atë në 33 gola në Champions, në vetëm 25 ndeshje të luajtura. Nuk ka pasur asnjëherë njeri si ai, me 22-vjeçarin që ka thyer rekordin e mbajtur nga Ruud Van Nistelrooy (31 gola në 34 paraqitje).

PORTO 0-0 INTER

Inter është në çerekfinale të Champions League falë barazimit 0-0 ndaj Porto. Zikaltrit ecin përpara falë fitores së ngushtë në ndeshjen e parë. Në Do Dragao, skuadra e teknikut Inzaghi bëri një lojë të rregullt dhe kompakte. Inter rrezikoi vetëm të kapitullonte në minutën e 94', me shpëtimet sensacionale të Dumfries dhe Onana. Gati nul produktiviteti ofensiv i Dzeko dhe Lautaro Martinez. Kështu, falë 1-0 në San Siro mjaftoi barazimi pa gola në Portugali për t'u kthyer në 8 më të mirët në Evropë dymbëdhjetë vjet nga hera e fundit.

Lexo më tej: Ancelotti nuk ndërhyn në sherrin Benzema-Deschamps, : “Në Itali thuhet ‘mes burrit e gruas mos vendos gishtin'”

Me një zemër të fortë, guxim dhe kokën lartë, Inter i Simone Inzaghi arriti në çerekfinale e Champions. Tifozët zikaltër, edhe ata që turpërisht mbetën jashtë stadiumit, pavarësisht se kishin një biletë të rregullt, do ta kujtojnë gjatë natën e çmendur në Porto. Nata e qetësisë olimpike të Onana, një mbrojtje me thikë ndër dhëmbë, e një shtesë e çmendur me dy shtylla dhe një shpëtim në linjë. Është nata e një 0-0 aq të çmuar sa 20 milionët që do të hyjnë në arkat e klubit zikaltër. Europa me të vërtetë duket se është oborri i kësaj skuadre.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI