ÇFARË DO TË THOTË KJO PËR JUVENTUS
Hetimi në nivel evropian nuk është i lidhur në asnjë mënyrë me atë të FIGC. Me përjashtim të shkëmbimit të dokumenteve. Prandaj, dënimi i marrë nga Gjykata e Apelit nuk do të ketë asnjë ndikim në vendimin që do të merret në nivel evropian. Për Juventusin ky është një front i dytë beteje. Pikërisht nga ky front i ri mund të vijë pezullimi i klubit nga garat evropiane. Ndoshta edhe një bllokim i merkatos së transferimeve. Pa harruar masa të tjera që Ceferin mund të vendosë bazuar në rezultatet e hetimit.La #Uefa ha chiesto alla Procura di Torino gli atti delle indagini suppletive svolti nell'ambito dell'inchiesta sui bilanci della #Juventus (#CorSera) pic.twitter.com/muNuRmQjUP
— Giovanni Capuano (@capuanogio) March 14, 2023