Flash

Hazard, ndërhyrje mbretërore për ta kthyer te Belgjika: “Mbreti Filip më telefonoi, por nuk ndryshoj mendje”

Lapsi.al 14 March 2023
Hazard, ndërhyrje mbretërore për ta kthyer te Belgjika:

Eden Hazard u largua nga kombëtarja e Belgjikës në dhjetor dhe nuk ka në plan të ndryshojë mendje. Sulmuesi i Real Madrid u ka dhënë lamtumirën Djajve të Kuq, si kapiten dhe simbol. Hazard luajti 126 ndeshje dhe shënoi 33 gola për kombëtaren. Për mikrofonat e RTBF ai konfirmoi vendimin e tij, që duket të jetë i pakthyeshëm. Edhe kur ndërhyn Mbreti Filip.

“Nuk mund ta shihja veten duke mos luajtur për Real Madrid dhe më pas të shkoja në kombëtare dhe të luaja”, tha Hazard. "Nëse mund ta rimendoj? Nuk do të ndodhë me mua, jam 100% i sigurt për këtë. Nuk e shoh veten duke e bërë këtë dhe nuk më ka shkuar kurrë në mendje. E kisha menduar edhe më parë, pas Kampionati Evropian. Tani vendimi është marrë”.

Një prapaskenë interesante Hazard e tregon mbi një telefonatë të rëndësishme të marrë: "Nëse më telefonoi Mbreti Filip? Po, e bëri por ajo për të cilën folëm mbetet mes nesh. Në futboll nuk duhet thënë kurrë kurrë, por kam shumë gjëra të tjera për të bërë. Duhet të shpenzoj më shumë kohë me fëmijët e mi, me familjen time. Nuk e shoh veten duke u tërhequr nga vendimi im për kapriçio."

Për arsyet e largimit nga kombëtarja: "E përsëris, fillova të mendoj për këtë pas Kampionatit Evropian. Në atë kohë kisha punuar shumë, u dëmtova dhe nuk munda të luaja kundër Italisë. Më dhembi, por ka më shumë gjëra. Shoku im i skuadrës, Toni Kroos u largua nga kombëtarja gjermane dy vjet më parë. Ai komentoi se duke qenë se lojtarët e tjerë janë në kombëtare, ai mund të kënaqet me fëmijët e tij".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI