Flash

“Nuk është një trajner i madh”: Di Canio tregon konsideratën për Simone Inzaghi

Lapsi.al 13 March 2023
“Nuk është një trajner i madh”: Di Canio tregon

Interi nuk po kalon një moment të mirë dhe është i pushtuar nga kritikat. Di Canio e ka me teknikun Inzaghi. Kritikat e tij i bashkohen me ato të Massimo Morattit, i cili kishte fjalë të ashpra për klubin dhe disa lojtarë. Humbja ndaj Spezia, anarkia që u pa në momentin e goditjes së penalltisë ku Lautaro dhe Lukaku kishin mosmarrëveshje se kush do ta godiste dhe hendeku i madh nga Napoli, po e vënë në shënjestër teknikun Simone Inzaghi.

Në takimin e zakonshëm në Sky Calcio Club, Paolo Di Canio ka folur për momentin e Inter dhe të Simone Inzaghi. Ish-lojtari i Lazios nuk arrin t'i kuptojë dot kaq shumë vështirësi: “Nuk i kuptoj këto vështirësi jashtë shtëpisë, edhe Inzaghi duhet të bëjë modifikime. Duhet të ketë personalitet për të menaxhuar një grup të tillë, por duket se nuk mund t'i motivojë lojtarët e tij. Ai ka ndryshuar hierarkinë. Brozovic nga titullar është bërë rezervë dhe Lukaku nga titullar është bërë lojtar që t'i japë frymëmarrje Dzekos“.

Duke vazhduar analizën e tij, ai i jep një goditje të rëndë teknikut Simone Inzaghi: “Në këndvështrimin tim, nuk është një trajner i madh ai që pretendon se ka fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë. E kjo, vetëm për të hequr disa guralecë nga këpucët. Interi ka nevojë për një trajner me karakteristika të tjera. Ai është i mirë, por nuk ka qëndrimin dhe komunikimin e një trajneri të madh. Ai bën gabime komunikimi kur ka ende shumë ndeshje për të luajtur përpara”. Pas Morattit, edhe Di Canio sulmon zikaltrit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI