Flash

Al Khelaifi nis planin për të formuar sulmin atomik: sheiku bën gati 197 milionë euro për Haaland

Lapsi.al 13 March 2023
Al Khelaifi nis planin për të formuar sulmin atomik: sheiku bën
1300 milionë euro për të shkuar në finalen e Ligës së Kampionëve vetëm një herë në 9 vjet. E megjithatë, PSG dëshiron të reagojë pas një tjetër dështimi europian në 1/8 duke shpenzuar qindra miliona të tjerë. Klubi i emirit, shkruajnë në Francë, është gati për një tjetër revolucion në merkaton e verës. Al Khelaifi dëshiron të ndërtojë një projekt të ri rreth Kylian Mbappé. Rinovimi i Leo Messit mbetet pezull, ashtu si edhe për Sergio Ramos. Neymar ndoshta do të bëjë valixhet dhe për repartin ofensiv në Paris fokusi është te objektivi i madh: Erling Haaland. Sipas asaj që raporton RMC Sport, klubi parisien do të tentojë të rrëmbejë nga Manchester City sulmuesin norvegjez. Haaland po thyen çdo rekord në Premier League (28 gola në 26 paraqitje në sezonin e tij të parë). Shtatlarti po bën të njëjtën gjë edhe në Champions League (5 gola në 5 ndeshje këtë vit). Kështu, klubi francez po mendon për një ofertë vërtet monstruoze: 197 milionë euro. Lexo më tej: Tetë emra për Champions, PSG përgatit revolucionin: gati 150 milionë euro për Osimhen Në ëndrrat e Al Khelaifi është dyshja e sulmit e formuar nga yjet e së tashmes dhe të së ardhmes së futbollit, Haaland-Mbappé. E për ta kompozuar, sheiku do të ishte i gatshëm të mos e shikonte edhe një herë portofolin. A do të mjaftojë për të fituar më në fund Ligën e Kampionëve, kjo është çështje tjetër.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI