Flash

Eintracht iu ndaluan tifozët, ironia therëse e Glasner: "Shpresojmë të lënë skuadrën të futet në Napoli"

Lapsi.al 14 March 2023
Eintracht iu ndaluan tifozët, ironia therëse e Glasner:

Polemika mes Eintracht Frankfurt dhe qytetit të Napolit nuk shuhet. Pas vendimit të Prefektit për ndalimin e shitjes së biletave për banorët e Frankfurtit, ka reaguar trajneri i skuadrës. Oliver Glasner e ka shprehur mos aprovimin e tij me një ironi therëse: “Çdo ditë ka indikacione të reja. Shpresoj vetëm që si grup ekipi të na lënë të hyjmë në Napoli”, tha Glasner. Më i ashpër ka qenë reagimi i klubit që ka bërë thirrje: “Do të heqim dorë nga sjellja e tifozëve tanë për të mos i ekspozuar ndaj rreziqeve. Por në parim dhe në funksion të ngjarjeve të ardhshme do të apelojmë urdhëresën e re të Prefekturës”.

Lexo më tej: “Në Napoli si padronë”: dalin përgjimet e tifozëve të Eintracht, do ndihmohen nga një tifozeri italiane

Pas vendimit të prefektit, anëtari i bordit të Eintracht Reschke u kthye në sulm. Ai nënvizoi faktin se ndalimi cënon vetëm banorët e Frankfurt: "Do të kishte mënyra të panumërta për ta anashkaluar këtë dekret dhe për të sjellë disa nga tifozët tanë në stadium. Por, së pari, ne nuk do të lejojmë të ndahemi me zona të kodit postar. E së dyti, nuk duam të ekspozojmë askënd ndaj rrezikut të dukshëm arbitrar të autoriteteve. Ashtu si po eksperimentojnë në mënyrë të paprecedentë me të gjithë ata që janë në krye të Napolit. Prandaj ne do të heqim dorë nga mundësia e për të cuar tifozë në transfertë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI