Flash

Sommer mban premtimin për De Ligt: mbërrijnë 700 kg çokollata zvicerane, por Bayern bllokon kamionin

Lapsi.al 15 March 2023
Sommer mban premtimin për De Ligt: mbërrijnë 700 kg

Një rasti shumë interesant ka ndodhur te Bayern Munich. Një histori e bukur që përfshin De Ligt dhe Sommer, por që ka vënë në lëvizje strukturat e klubit. Gjithçka rrotullohet rreth një kamioni plot me çokollata që duhej t'i dorëzohej mbrojtësit holandez. Një dhuratë nga portieri për ta falënderuar dhe shpërblyer për paraqitjen e shkëlqyer të ofruar në ndeshjen e Champions League kundër PSG. De Ligt u tregua vendimtar për kalimin e raundit.

Bayern Munich u kualifikua në çerekfinale të Champions pasi eliminoi PSG. Një ndeshje, ajo e kthimit, e cila pa mbrojtësin De Ligt të rezultonte vendimtar për objektivin. Në fakt, me rezultatin 0-0, mbrojtësi shpëtoi në linjë golin e mundshëm të francezëve, pas një gabimi të portierit zviceran Sommer. E ky i fundit, për mirënjohje, i kishte premtuar se do t'i jepte shumë çokollatë zvicerane. Por ata nuk kishin marrë parasysh klubin dhe rregullat e tij strikte.

BAYERN BLLOKON 700 KG ÇOKOLLATË

Sommer kështu porositi 700 kg çokollatë të ndarë në mijëra shufra, duke bërë një porosi të madhe nga kompania Kagi. Kamioni u largua nga Zvicra dhe pas tre orësh udhëtim u nis për në shtëpinë e mbrojtësit holandez. E këtu hyri në fushë klubi bavarez. Shoferit iu dha urdhër që të ndalonte dhe të mos e çonte çokollatën në destinacion. Motivi është i thjeshtë. Nuk është një kompani që është një nga sponsorët zyrtarë të klubit. Asnjë dorëzim dhe çokollata u dhurua në bankën ushqimore të Mynihut.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI