Flash

"Peshoi ndeshja e parë". Colella eviton polemikat me VAR, Sinani hedh 'dorezën': "Të bjerë kush të dojë"

Lapsi.al 15 March 2023
"Peshoi ndeshja e parë". Colella eviton polemikat me VAR, Sinani

“Më vjen keq, por kemi bërë një ndeshje të mirë. Mora disa përgjigje të rëndësishme nga lojtarë të cilët së fundmi kishin luajtur më pak. Ndaj jam gjithsesi i kënaqur. Jam shumë i lumtur si luajtëm, bëmë një ndeshje të mirë. Peshon shumë rezultati i ndeshjes së parë por gjithçka është në rregull". Giovanni Colella nuk dekurajohet nga eliminimi në Kupën e Shqipërisë. Partizani i tij i shkoi afër rikuperimit të 3-1 të ndeshjes së parë, por VAR i anuloi golin e 2-0.

Italiani eviton polemikat për arbitrimin dhe merret me të tijtë: "Skuadra po bën mirë - tha Colella -. Futbolli nuk përbehet nga ekipe që fitojnë të gjithë ndeshjet. Unë jam i qetë, skuadra bën paraqitje të mira. Jam i qetë dhe nëse skuadra bën paraqitje të mira e nuk kam çfarë them. Ne jemi këtu për të bërë pikët. Pikët mund të bëhen në shumë mënyra. Ndeshja e sotme tregon se nëse punohet mirë, me intensitet dhe ide të qarta, mund të bëhen shumë gjëra në futboll”, përfundoi Colella.

Lexo më tej: Video/ VAR eliminon Partizanin, anulon golin e Carës: të kuqtë fitojnë, por kualifikohet Vllaznia

SINANI: NUK KEMI FRIKË ASNJË NGA KUNDËRSHTARËT

Mirel Josa ka lënë para gazetarëve zëvendësin e tij Vioresin Sinani. Ish-sulmuesi ka justifikuar vuajtjen e Vllaznisë, në humbjen 1-0 ndaj Partizanit: “E dinim që ishte një ndeshje e vështirë. Luanim përballë Partizanit, që është një nga skuadrat më të mira në vend. Qarri sot ka bërë pritje të shumta, ka meritë te kualifikimi, por është djersa e të gjithë skuadrës. Mund të luanim më mirë, por jemi të kënaqur me kualifikimit, duke ditur edhe vlerat e kundërshtarit".

Sinani nuk ka hezituar të tregojë ambicjet e Vllaznisë, jo vetëm në katër më të mirat e Kupës, por edhe në kampionat: "Jam i bindur që do të shkojmë deri në fund të Kupës dhe kampionatit. Kemi një grup shumë të mirë lojtarësh. E besoj që Vllaznia do të jetë pretendente deri në fund si në kampionat, edhe në Kupë. Në ndeshjet e Kupës vlen vetëm kualifikimi, prandaj jam i kënaqur me rezultatin e sotëm. Nuk kemi frikë asnjë nga kundërshtarët e mundshëm në gjysmëfinale".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI