Flash

Tifozëve të Inter, edhe pse me biletë, iu ndalua hyrja në Do Dragao: Uefa hap hetimin ndaj Porto

Lapsi.al 15 March 2023
Tifozëve të Inter, edhe pse me biletë, iu ndalua hyrja në Do

Pas denoncimit të prezantuar nga Inter, UEFA ka nisur hetimin për menaxhimin e shitjeve të biletave në Do Dragao. Para ndeshjes së kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëve me Porto ndodhën disa incidente të pakëndshme. Më shumë se njëqind tifozëve zikaltër me bileta, iu mohua hyrja në impiantin sportiv të martën në mbrëmje. Sipas asaj që është raportuar nga një burim i UEFA-s për agjencinë portugeze Lusa, hetimi ka të bëjë me "përgjegjësinë për menaxhimin e sigurt të spektatorëve dhe politikën përkatëse të biletave" nga autoritetet kompetente.

"UEFA është informuar se një numër i madh i tifozëve miq kishin blerë bileta për seksionet e destinuara për tifozët e skuadrës vendase - shpjegoi burimi -. Rregullorja UEFA parashikon që 5% i kapacitetit të stadiumit duhet të ofrohet për ekipin mik, në një zonë të rezervuar për tifozët. Mes dy klubeve janë diskutuar masat për të gjetur një zgjidhje”.

Lexo më tej: Video/ Haaland në historinë e Champions, 5 gola ndaj Leipzig: Porto ndalet nga shtyllat, Inter kualifikohet

Në fund të ndeshjes së së martës, e cila sanksionoi daljen e Portos nga Champions League, drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta, njoftoi prezantimin e një denoncimi zyrtar te UEFA për këtë çështje. Ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa video të tifozëve të Interit që u grumbulluan në hyrjet e Stadio do Dragao në përpjekje për tu futur me një biletë për sektorin e destinuar për tifozët e Portos.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI