Flash

Përplasjet e ultrasve, Eintracht Frankfurt: "Sulmi nisi nga tifozët e Napolit"

Lapsi.al 16 March 2023
Përplasjet e ultrasve, Eintracht Frankfurt: "Sulmi nisi nga

Philipp Reschke, anëtar i bordit të drejtorëve të Eintracht Frankfurt, ka reaguar pas incidenteve të djeshme në Napoli. Ai lëshoi një deklaratë në lidhje me përplasjet e ndodhura para dhe pas ndeshjes së Champions: “Të mërkurën në mbrëmje rreth orës 23:30 pati një tjetër sulm nga rreth 100 tifozë të Napolit. Sulmi u adresua te dy hotele (ai ku qëndronte skuadra dhe ai ku qëndronin tifozët gjermanë, red.) Sidoqoftë, të gjithë mbërritën të sigurt në dhomat e tyre përkatëse. Gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm nuk pati asnjë përplasje tjetër. Policia konfirmoi se nuk ka pasur të plagosur”.

Më pas Reschke vazhdoi të fliste për dinamikën e fakteve sipas asaj që iu komunikua gjermanëve: "Tre tifozë të Eintracht Frankfurt u arrestuan. Mësuam se rreth 200 ultrasve napolitanëve iu ndalua hyrja për ndeshjen për shkak të përplasjeve të pasdites. Policia konfirmoi se sulmi i djeshëm nisi nga tifozët kundërshtarë. Por edhe kjo nuk e justifikon dhunën që shpërtheu më vonë nga të dyja palët. Ndalimet nuk çojnë në asgjë. Privojnë tifozët nga një ndeshjeje si kjo dhe nuk i pengojnë gjithsesi disa njerëz të konfrontohen. Kaosi dhe improvizimi kanë zëvendësuar organizimin që kishim përgatitur".

Lexo më tej: Bilanci i guerriljes në Napoli: tetë të arrestuar, gjashtë policë të plagosur

Në fund, edhe konkluzioni: "Na vjen shumë keq për ngjarjet që ndodhën në Napoli. Asgjë nuk e justifikon këtë dhunë. Ajo dëmton futbollin, Eintrachtin dhe përpjekjet tona për të mbrojtur të drejtat e të gjithë tifozëve".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI