Flash

Problemet me stomakun prishin planet e Verstappen: holandezi në Jeddah vetëm pak para provave

Lapsi.al 16 March 2023
Problemet me stomakun prishin planet e Verstappen: holandezi në Jeddah

Komplikohen planet e Max Verstappen përpara Çmimit të Madh të F1 në Arabinë Saudite, të planifikuar për fundjavë. Holandezi do të mbërrijë në Jeddah, vetëm disa orë përpara provave të para të lira të së premtes. Piloti i Red Bull e shtyu nisjen për shkak të problemeve të papritura me stomakun. “Ndihem mirë sërish. Nuk kam qenë në formë për disa ditë për shkak të dhimbjes së stomakut”, ka treguar kampioni i botës në një histori në Instagram. "Prandaj, fatkeqësisht më duhej ta shtyja fluturimin tim me një ditë. Kështu që nuk do të jem në pistë deri të premten. Shihemi në Jeddah".

Lexo më tej: F1/ Red Bull dominon në Sakhir, Verstappen nis fuqishëm mbrojtjen e titullit: Ferrari i pabesueshëm

Red Bull ka konfirmuar, ndërkohë, se kanë arritur një marrëveshje me FIA. Federata e automobilizmit e ka lejuar Verstappen të mungojë në eventet mediatike të së enjtes. Prezenca e pilotëve në këto ngjarje është një kërkesë sipas rregulloreve sportive të kampionatit.

FIA ka zyrtarizuar edhe rinovimin e kontratës me Red Bull Ring në Spielberg. GP e Austrisë do të mirëpresë garat e Formula 1 deri në vitin 2027. Një zgjatje akordi për katër vjet me cirkuitin historik mes Alpeve austriake, që ndërkohë, këtë vit festojnë vitin e dhjetë të marrëveshjes aktuale. Spielberg ka pritur garat e Formula 1 që nga 2014 e do të vazhdojë ta bëjë deri në vitin 2027.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI