Flash

Video/ Roma ngre murin në Sociedad, Mourinho kalon me 'autobus': Xhaka shënon, Arsenal jashtë me penallti

Lapsi.al 16 March 2023
Video/ Roma ngre murin në Sociedad, Mourinho kalon me 'autobus':

Roma barazoi 0-0 kundër Real Sociedad dhe u kualifikua në çerekfinale të Europa League falë fitores 2-0 në Olimpico. Një ndeshje me vuajtje të madhe për djemtë e teknikut Mourinho. Verdhekuqtë, sidomos në pjesën e dytë, u detyruan të mbyllen në gjysmën e tyre për të mbrojtur rezultatin. Traversa i dha dorën në një goditje nga afër të Oyarzabal në minutën e 68'. Prova e shkëlqyer e Rui Patricio dhe e gjithë mbrojtjes bëri pjesën tjetër. Kështu, Roma i bashkohet Juventusit dhe presin shortin e së premtes për të mësuar kundërshtarin e tyre në raundin tjetër.

Lexo më tej: Video/ Vlahovic e Chiesa çojnë Juventus në tetë më të mirët e EL: United nuk gabon, Feyenoord e tepron

Pak spektakolare, shumë efektive. Roma barazon 0-0 në San Sebastian dhe kalon në çerekfinale të Europa League. Real Sociedad konfirmoi problemet e mëdha me golat. Një fitore në 10 daljet e fundit, me 7 ndeshje pa gjetur portën e kundërshtarit për baskët. Zotërim jo produktiv i topit dhe keqardhja e vetme baske është për traversën e Oyarzabal. E fortë nga 2-0 e ndeshjes së parë, Roma i la kundërshtarët të luanin, duke marrë atë që donte dhe pa dëme kolaterale. Mourinho mund ta presë me padurim derbin e së dielës me një injeksion morali europian, që kolegu i tij Sarri nuk arriti ta marrë.

NDESHJET E TJERA

Befasia e madhe ndodh në Emirates, ku Arsenal eliminohet nga Sporting Lisbona. Pasi kishin barazuar 2-2 në ndeshjen e parë, londinezët u dukën pranë arritjes me golin e Granit Xhakës. Shqiptari i kombëtares zvicerane shënoi në minutën e 19', por portugezët barazuan me Goncalves në të 62'. Kohë shtesë e më pas penalltitë, në të cilat Sporting nuk gaboi asnjë nga të pesta goditjet. Gunners u tradhëtuan nga Martinelli dhe festa është e gjitha e portugezëve.

Union Berlin shembet në transfertën me Union St.Gilloise, duke dalë më turp nga Europa League. Gjermanët, pasi kishin barazuar 3-3 në shtëpi, janë mundur keq nga një kundërshtar, në letër inferior. Nuk gabon skuadra tjetër gjermane, Bayer Leverkusen. Aspirinat likuiduan 0-2 Ferencvaros në Hungari, i njëjti rezultat si në ndeshjen e parë.

Europa League Round of 16

Arsenal 1-1 Sporting CP (2-2)

Ferencvaros 0-2 Bayer Leverkusen (0-2)

Real Sociedad 0-0 Roma (0-2)

Union St.Gilloise 3-0 Union Berlin (3-3)

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI