Flash

Video/ Lazio shembet në Holandë, Karlsson dërgon Az Alkmaar në 1/4: Anderlecht mbyt 'Nëndetësen e verdhë'

Lapsi.al 16 March 2023
Video/ Lazio shembet në Holandë, Karlsson dërgon Az Alkmaar

Lazio i teknikut Maurizio Sarri është jashtë Conference League. Në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8, bardhekaltrit përsëritën pasivin e ndeshjes së parë kundër Az Alkmaar. Holandezët fituan 2-1 (4-2 në total). Avantazhi i bardhekaltërve me Felipe Anderson në minutën e 21', mori përgjigjen pas shtatë minutash me silurën e Karlsson që befasoi Provedel. Në pjesën e dytë, formacioni i Jansen përmbysi rezultatin, me golin e Pavlidis në minutën e 62' sërish me një asist të Karlsson.

Lazio përshëndet kështu Europën. Në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Conference League, skuadra e teknikut Sarri humbi 2-1 ndaj Az Alkmaar. I njëjti rezultat si në ndeshjen e parë. Bardhekaltrit kishin kaluar në avantazh me një goditje të bukur të Felipe Anderson në minutën e 21'. Rikthimi i AZ ishte blitz, me barazimin e pastaj parakalimin e holandezëve. Ata shënuan në minutën e 28' me Karlsson dhe në minutën e 62' me Pavlidis. Ndeshje e dominuar nga Az, që goditi edhe tre shtylla.

NDESHJET E TJERA

Befasia e vetme ka ardhur nga Spanja ku Villareal del nga kompeticioni i mundur në shtëpi 0-1 nga Anderlecht. Spanjollët pasi kishin barazuar në Belgjikë janë dorëzuar në shtëpi, duke u eliminuar nga goli i Slimani në minutën e 73'. Avancon pa probleme West Ham: 4-0 ndaj AEK Larnaca në Londër, me agregatin 6-0. Nice imponohet 3-1 ndaj Sheriff Tiraspol dhe shkon në cerekfinale. Francezët kishin fituar 1-0 edhe në Moldavi.

Europa Conference League Round of 16

AZ Alkmaar 2-1 Lazio

Nice 3-1 FC Sheriff

Villarreal 0-1 Anderlecht

West Ham United 4-0 AEK Larnaca

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI