Flash

Video/ Vila madhështore e Adebayor i lë të gjithë pa fjalë: çfarë luksi!

Lapsi.al 16 March 2023
Video/ Vila madhështore e Adebayor i lë të gjithë pa
Gushtin e kaluar, pas njëzet vitesh futboll dhe më shumë se 250 golave në karrierën e tij, Emmanuel Adebayor i dha lamtumirën e fundit botës së futbollit. Ish-sulmuesi i Arsenal, Tottenham dhe Real Madrid, ndër të tjera, duhet të ketë grumbulluar një pasuri të tërë gjatë karrierës së tij. Kontratat e ndryshme faraonike të përfituara në disa prej klubeve më të famshme në botë nuk kanë qenë të pakta. E për ta vërtetuar këtë është video e publikuar nga vetë togolezi në faqen e tij në Instagram. Një prezantim i vilës së tij të mrekullueshme, të pajisur me çdo lloj komoditeti. Për të mos përmendur parkun e makinave… Pas përfundimit të karrierës me Semassi, një ekip nga Togo, Emmanuel Adebayor kishte humbur disi gjurmët, veçanërisht në botën e futbollit. Sulmuesi, i njohur jo vetëm për golat e shumtë, por edhe për disa episode të diskutueshme, zbavitet tani duke ndarë momente të jetës së tij. Në profilin e tij në Instagram Adebayor mburret me mbi 1.5 milionë ndjekës. Ndjekës që fjalë për fjalë u mahnitën duke admiruar vilën luksoze ku jeton ish-sulmuesi, të cilën ai e ka treguar në një video.

LUKSI I VILËS 12 MILIONË DOLLARË

Palestër, sallë lojrash me bilardo të personalizuar, pishinë, kinema private, arredim i rafinuara, objekte të veçanta dhe me vlerë të lartë. E pastaj një pamje e jashtme e përkujdesur në mënyrë të përsosur dhe një flotë makinash që nuk ka asgjë për të pasur zili atë të Cristiano Ronaldos. E gjithë kjo është vila madhështore e Adebayor, të cilën ai e shfaqi me krenari në videon sociale. Megjithatë, në mbishkrim, ish-sulmuesi dëshiron të sqarojë: “Kjo shtëpi përfaqëson më shumë se thjesht luks. Është një kujtesë se me punë të palodhur, disiplinë dhe besim në një fuqi më të lartë, gjithçka është e mundur. Le të të frymëzojë historia ime që të mos heqësh dorë kurrë nga ëndrrat e tua, pavarësisht sa të mëdha mund të duken".
 
View this post on Instagram
 

A post shared by The Real Adebayor (@e_adebayor)

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI