Flash

Video/ Fiorentina, çerekfinale me poker: dorëzohet Sivasspor, Xhaka e Basel kualifikohen me penallti

Lapsi.al 16 March 2023
Video/ Fiorentina, çerekfinale me poker: dorëzohet Sivasspor, Xhaka

Në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8 të Conference League, Fiorentina mposhti 4-1 Sivassporin dhe kaloi në çerekfinale. Turqit kaluan në epërsi falë kryeveprës së Erdogan në minutën e 35'. Fiorentina barazoi në fund të pjesës së parë nga devijimi i Cabral (44’). Në pjesën e dytë Milenkoviç (62') përmbysi ndeshjen. Rezultati u vu në kasafortë në minutën e 78' me autogolin e Goutas. Në fund pati kohë edhe për pokerin e Castrovilli, që fiksoi rezultatin në minutën e 89'.

Lexo më tej: Video/ Gonzalez-Jovic: Fiorentina ndalon vrapimin Champions të Milan

Fiorentina bëri 100. Fitorja ndaj Sivasspor vlen kalimin në çerekfinale të Conference League dhe është gjithashtu e njëqindta në Europë. Sukses i merituar, edhe pse me përmbysje. Turqit kaluan në epërsi në minutën e 35' me golin fantastik të Erdogan. Italianët u përgjigjën me Cabral në minutën e 44', që shfrytëzoi aksionin e Nico Gonzalez. Në pjesën e dytë, goditja me kokë e Milenkovic dyfishoi shifrat në minutën e 62'. Autogoli i bujshëm i Goutas mbylli përfundimisht cështjen kualifikim, para golit të mrekullueshëm të Castrovilli në minutën e 89'. Paraqitja e fundit në çerekfinale të një kupe për toskanët daton në vitet 2014-15 kur eliminuan Romën në 1/8 e Europa League. Më pas mposhtën edhe Dinamon e Kievit dhe u ndalën vetëm në gjysmëfinale nga Sevilla.

NDESHJET E TJERA

Lech Poznan nuk pati asnjë problem të fitonte edhe ndeshjen e dytë kundër Djugarden. Pas 2-0 në shtëpi, Lech dominon edhe në transfertë me një 0-3 që nuk lë asnjë dyshim. Kualifikim i vështirë për Taulant Xhakën e Basel. Pas 2-2 në Zvicër, Basel e pa vetën të ndjekë Slovan Bratislava përpara me dy gola në pjesën e parë. Rikthimi i zviceranëve e coi ndeshjen në shtesë e më pas te penalltitë, ku Basel shënoi 4 në 4. Slovan humbi dy penalltitë e para dhe përshëndeti kompeticionin.

Europa Conference League Round of 16

Djurgaarden 0-3 Lech Poznan (0-2)

Sivasspor 1-4 Fiorentina (0-1)

Slovan Bratislava 2-2 Basel (2-2)

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI