Flash

Asani e Mehmeti për herë të parë: Sylvinho bën zgjedhjet anti-Poloni, por skuadra është e copëtuar

Lapsi.al 18 March 2023
Asani e Mehmeti për herë të parë: Sylvinho bën

Nuk është absolutisht momenti më i mirë i grupit kombëtare të Shqipërisë, në vigjilje të debutimit të trajnerit, Sylvio Mendes Campos Junior. Braziliani ka shpallur tashmë listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen e parë në Kualifikueset e Euro 2024 ndaj Polonisë, që do të luhet më 27 mars 2023. Sylvinho duhet të bëjë pothuaj pa mbrojtjen Serie A, pika e forcës e kuqezinjve. Gjimshiti i dëmtuar, Kumbulla totalisht jashtë forme e në ankth për Ismajlin. Mbrojtësi i Empolit doli i dëmtuar pas 20 minutash në ndeshjen e djeshme ndaj Atalantës, e humbur 2-1.

Nuk janë pozitat më të mira edhe në aspektin e sulmit. Armando Broja vazhdon të jetë i dëmtuar, Rey Manaj është edhe pa skuadër, pa llogaritur Kristjan Asllanin që nuk ka minuta fare në këmbë me Inter. Kështu, tekniku brazilian ka përfshirë emra të rinj. Jon Mersinaj, Andi Hadroj, Jasir Asani, Lindon Selahi dhe Anis Mehmeti janë elementët për tu parë. Ndërsa pjesa tjetër është thuajse i njëjti grup që mori pjesë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve.

Lexo më tej: Sinkronizim i punës, për të nisur projektin: ja lëvizja e parë e Sylvinho, takim me trajnerët e kombëtareve të moshave

Tre portierët e ftuar nga Sylvinho janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Elhan Kastrati. Ndërsa në mbrojtje janë Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ermir Lenjani, Adrian Ismajli, Marash Kumbulla e Frederic Veseli. Në mesfushë do të jenë Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Amir Abrashi, Ylber Ramadani, dhe Nedim Bajrami. Ndërsa në sulm janë thirrur Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi. Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën në Tiranë. Sfida Poloni-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024, grupi E, do të luhet më 27 mars në stadiumin “PGE Narodoëy” të Varshavës dhe nis në ora 20:45.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI