Flash

Messi, sherr me Galtier e braktis stërvitjen: pas rebelimit të Pleshtit fshihen 600 milionë euro të Al Hilal

Lapsi.al 18 March 2023
Messi, sherr me Galtier e braktis stërvitjen: pas rebelimit të
Thyerje e mardhënieve me teknikun, por me shumë mundësi edhe me PSG. Problemi duket se lidhet me një sërë ushtrimesh taktike të propozuara nga trajneri Galtier, që e detyrojnë Lionel Messi të kryejë shumë detyra mbrojtëse. Kampioni argjentinas, në një pikë, u mërzit me këtë mënyrë loje dhe braktisi stërvitjen. Jo saktësisht mënyra më e mirë për të vërtetuar atë që trajneri parisien tha pak më parë, kur u pyet për të ardhmen e 'Pleshtit' në Francë: "Është ende herët për të folur për këtë, e di që po e diskutojnë. Megjithatë, unë di që Messi është i lumtur këtu". Në fakt, problemi nuk duket se është trajneri në këtë pikë. Për Galtier është shumë e komplikuar që të vazhdojë aventurën te PSG, pas daljes traumatike në çerekfinale të Champions. Messi nuk e ka pranuar ende propozimin e rinovimit të formuluar nga Al-Khelaifi dhe nuk duket shumë i bindur për të ardhmen e tij franceze. Kjo edhe për shkak të marrëdhënieve jo tamam të lumtura me tifozët e PSG. Lexo më tej: Tetë emra për Champions, PSG përgatit revolucionin: gati 150 milionë euro për Osimhen E megjithatë, si arsye e vërtetë e kësaj situate, duket të jetë presioni i vazhdueshëm nga Arabia Saudite. Al Hilal do të ishte gati ta mbulonte Lionel Messi me ar. Arabët kanë propozuar një kontrate dyvjeçare me vlerë 600 milionë euro. Një mundësi shumë e realizueshme për të ringjallur kështu rivalitetin me Cristiano Ronaldo, që këtë dimër nënshkroi për Al Nassr.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI