Flash

Video/ Barbosa eviton humbjen në shtesë: traversë e Erzenit e penallti e gabuar e Kukësit në 1-1 dramatik

Lapsi.al 18 March 2023
Video/ Barbosa eviton humbjen në shtesë: traversë e Erzenit e

Nuk ka fitues në Niko Dovana dhe askush nuk është i kënaqur.

Erzeni dhe Kukësi nuk shkojnë përtej 1-1 në javën e 26 të Superiores, edhe pse mundësitë ishin. Erzeni pas golit të Ademit goditi traversën. Rikthimi i bluve erdhi në pjesën e dytë. Taipi humbi penalltinë para se Barbosa të barazonte në shtesë të plotë.

Një 90 minutësh zbavitës, por jo i kënaqshëm për Kapllanin e Hallaçin. Tekniku i shijakasve dështonin të shihte skuadrën e tij të siguronte rezultatin. Ai i Kukësit, në anën tjetër, pa të tijtë të humbnin shansin për t'i dhënë vetes një shans më herët se barazimi i vonë i brazilianit. Erzeni ishte më ngulmues në pjesën e parë e avantazhi legjitim erdhi në minutën e 25'. Ademi kaloi në avantazh shijakasit pas një harkimi nga e djathta e Osmanllarit në shtyllën e dytë.

[video width="768" height="420" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/penalltia-1.mp4"][/video]

Lexo më tej: “Kasapi fitoi mishin, bagëtia ka të drejtë të jetojë”: Shensoi thumbon Shehin pas barazimit në shtesë

VAR, PENALLTIA E HUMBUR E SHTYLLAT

Pas rifillimit Kukësi u shty përpara në kërkim të barazimit. E kuptueshme që blutë ishin më kërkues dhe misioni u duk i përmbushur në minutën e 60'. Basa u rrëzua pas kontaktit me Peposhin. Hamiti dhe VAR vonuan 5 minuta përpara se të vendosin për penallti dhe karton i verdhë për Peposhin. Taipi megjithatë goditi shtyllën nga pika e bardhë, duke dëshpëruar Hallaçin. Goditje morale që edhe mund t'i ndëshkonte miqtë, me Ademin që i shkoi pranë dygolëshit. Këtë herë goditja e tij u ndal nga traversa në minutën e 85'. E pikërisht kur askush nuk besonte më se rezultati mund të ndryshonte, Barbosa ndëshkoi Erzenin, duke shënuar golin e barazimit.

[video width="768" height="420" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/kukesi-gol.mp4"][/video]

Feston me gol ditëlindjen e tij braziliani, ndërsa dy formacionet ndanë pikët pa ndryshuar shumë vendet në renditje. Shijakasit mbeten në grupin e skuadrave që pretendojnë Europën, kuksianët janë akoma në ndjekje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI