Flash

Ismajli, rezonanca e nxjerr jashtë loje, dëmtimi i mbrojtësit ndryshon listën kuqezi: ja kush e zëvendëson

Lapsi.al 19 March 2023
Ismajli, rezonanca e nxjerr jashtë loje, dëmtimi i mbrojtësit

Problemet për debutimin e Sylvinho në pankinën e Shqipërisë nuk kanë të mbaruar. Sikur të mos mjaftonin telashet me dëmtimet e shumë titullarëve, edhe Ardian Ismajli detyrohet të tërhiqet nga sfida me Poloninë. I vetmi nga mbrojtësit që luan në Serie A në formë e me minuta të plota, Ismajli do t'i krijojë jo pak probleme teknikut brazilian.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se stafi mjekësor i Kombëtares ka qenë në kontakte të vazhdueshme me Empolin, për të mësuar shkallën e dëmtimit të mbrojtësit Ardian Ismajli. Ai u dëmtua gjatë ndeshjes së fundit të Empolit në Serie A të premten në mbrëmje ndaj Atalantës. Të shtunën Ismajli iu nënshtrua analizave, që kanë konfirmuar dëmtimin. Pas konsultave është dalë në konkluzionin se ai nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e me Poloninë.

Në këto kushte, trajneri Sylvinho ka vendosur të ndryshojë listën dhe të thërrasë mbrojtësin Enea Mihaj për ta zëvendësuar. Mihaj do të jetë në dispozicion të skuadrës duke nisur nga e hëna për t’u stërvitur normalisht me grupin. Kombëtarja shqiptare do të nisë që nga pasditja e sotme grumbullimin para ndeshjes së parë në kualifikueset e Euro 2024 ndaj Polonisë. Debutimi i Sylvinho do të vijë në transfertën polake, më 27 mars.

Braziliani ka shpallur që të premten listën me emrat e 23 lojtarëve që do të jenë të gatshëm për këtë premierë kuqezi. Të shtunën ai doli edhe në një konferencë për shtyp ku ka shpjeguar zgjedhjet e tij. Ai ka folur për objektivat në këtë sfidë të parë, por ende pa nisur stërvitjet ka marrë goditjen e parë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI