Flash

Video/ Zaccagni rrëzon Romën e tradhëtuar nga Ibanez: Lazio drejt Champions, Mourinho i tërbuar për golin e anuluar

Lapsi.al 19 March 2023
Video/ Zaccagni rrëzon Romën e tradhëtuar nga Ibanez: Lazio drejt

Lazio mposhti Romën 1-0 në derbin e kryeqytetit në Serie A, duke u shkëputur +5 nga verdhekuqtë në garën për një vend në Champions League. Në një atmosferë beteje sportive në Olimpico, zhvillimi i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 32', kur Roma mbeti me 10. Përjashtimi i Ibanez për dy kartonë të verdhë e vuri në krizë Mourinhon. Në epërsi numerike, Lazio theksoi dominimin e zotërimit të topit. Sarri kërkonte me durim të shponte murin verdhekuq. Aksioni fitues erdhi në minutën e 65' me filtrin e Luis Alberto, të prekur nga Felipe Anderson për Zaccagni. I akullt bardhekaltri për të mposhtur Rui Patricion në shtyllën e dytë.

Lexo më tej: Roma tërbohet me arbitrin Fabbri pas përjashtimit të Kumbullës: “Nuk ishte penallti, Berardi e goditi i pari”

Lazio fitoi derbin kryeqytetas duke mposhtur Romën 1-0 falë golit të Zaccagni në minutën e 65'. Një e djathtë për biliardo në kënd të ngushtë, që nuk i la asnjë shans Rui Patricios. Për sulmuesin është goli i nëntë i sezonit. Roma u përgjigj dy minuta më vonë me një goditje dënimi të Pellegrini, që shkaktoi një kaos në zonë para se Casale ta devijonte pa dashje pas shpinës së Provedel. SArri këtë herë u shpëtua nga VAR, që e anuloi për shkak të një pozicioni jashtë loje të Smalling. Mourinho nervoz për golin e anuluar, por me 10 lojtarë nga minuta e 31', Roma nuk mund të bënte më shumë.

Italy Serie A

Sampdoria 3-1 Verona

Fiorentina 1-0 Lecce

Torino 0-4 Napoli

Lazio 1-0 Roma

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI