Flash

Në Paris nuk u bë kurrë idhull, Messi kontestohet nga tifozët pas humbjes së PSG: në Barcelonë e presin

Lapsi.al 20 March 2023
Në Paris nuk u bë kurrë idhull, Messi kontestohet nga

Marrëdhënia mes Lionel Messi dhe PSG është në nivelin më të ulët historik. Një divorc në fund të sezonit, në këtë pikë, nuk është aspak i pamundur. Eliminimi në 1/8 e Champions përkeqësoi bashkëjetesën mes yjeve të klubit parisien. E humbja në shtëpi në Ligue 1 ndaj Rennes, sado pa dhimbje në renditje, është sinjali i qartë se dicka në mekanizëm është thyer. Trajneri Galtier është i destinuar të shkarkohet për shkak se nuk ka qenë në gjendje të përballojë një dhomë zhveshjeje që është gjithnjë e më e ngjashme me një fuçi baruti. Por Lionel Messi, zakonisht më pak në sy të stuhisë se disa nga shokët e tij të skuadrës, këtë herë u shënjestrua nga tifozët që e fishkëllyen.

Kontrata e Pleshtit është gati të skadojë në qershor. E optimizmi i muajve të fundit te drejtuesit e PSG për rinovimin po zbehet. Ditët e fundit është folur për një sherr të fortë mes Messi dhe Galtier, me argjentinasin që braktisi edhe stërvitjen. Thashethemet e merkatos, ndërkohë, po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse. Kampioni i botës argjentinas është i ndarë në dy fronte. Barcelona do ta përqafonte menjëherë Pleshtin, por thesari i ofruar nga Arabia Saudite nuk mund të anashkalohet.

Lexo më tej: Messi, sherr me Galtier e braktis stërvitjen: pas rebelimit të Pleshtit fshihen 600 milionë euro të Al Hilal

Shifrat që qarkullojnë janë astronomike, 600 milionë euro nga sauditët për 2 vite kontratë. E megjithatë, situata e Lionel Messi nuk kaloi pa u vënë re në Barcelonë. E pas fitores në El Clasico ndaj Real, Sergi Roberto u zbërthye: “Nuk është bukur që një lojtar i tillë të trajtohet kështu. Ai është një futbollist spektakolar. Nuk duam të flasim shumë... por kush nuk është gati për kthimin e Leos? Ne lojtarët po e presim me krahë hapur".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI