Flash

Inzaghi i tërbuar pas golit të lejuar Juves: “Shumë e rëndë ajo që ndodhi, treguan mungesë respekti”

Lapsi.al 20 March 2023
Inzaghi i tërbuar pas golit të lejuar Juves: “Shumë e
Simone Inzaghi nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 0-1 me Juventus në derbin e Italisë. Me fytyrë të errët, tekniku është paraqitur para mikrofonave të gazetarëve pas ndeshjes me Juventus. Një disfatë që e bën ekipin e tij të rrëshqasë në vendin e tretë ose të katërt, në varësi të llogarive mbi penalitetin e bardhezinjve. Inzaghi nuk përdori lojëra fjalësh por polemizoi ashpër kundër vendimeve të arbitrit Chiffi. Trajneri i zikaltërve e ka të vështirë të flasë për ndeshjen dhe ua bën të qartë gazetarëve të DAZN, sapo mbërriti te mikrofonët: “Hidhërim i thellë për këtë disfatë. Humbëm me një gol të pavlefshëm. Është e papranueshme që VAR nuk ka imazhe të tjera. Është e papranueshme ajo që pësoi Inter dhe është e vështirë të flasësh për ndeshjen. Episodi e kushtëzoi ndeshjen, është një mungesë e mëtejshme respekti”. Lexo më tej: Video/ Dy prekje me dorë në golin që vendosi ndeshjen, Cesari analizon: “Nëse ka, është avantazhi i sigurtë” Në lidhje me ndeshjen Inzaghi pati pak për të thënë: “U treguam të aftë sepse qëndruam në lojë, por nuk bëmë mirë në kundërsulm. Është një moment i veçantë por ishte edhe i vështirë për shkak të asaj që ndodhi me golin e Juventus. Ajo që ndodhi është shumë e rëndë, nuk mund ta pranoj. Është e vërtetë që ne bëjmë më shumë gabime në kampionat sesa në Champions. Por sot gabimet janë bërë nga arbitrat, jo nga lojtarët tanë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI