Flash

Video/ Sylvinho jep urdhërat e parë: kombëtarja zbarkon në Shtëpinë e re, shtatë lojtarë të diferencuar

Lapsi.al 20 March 2023
Video/ Sylvinho jep urdhërat e parë: kombëtarja zbarkon në

Nën urdhrat e trajnerit Sylvio Mendes Campos Junior kuqezinjtë kanë mbërritur në Shtëpinë e Futbollit. Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në fushën e Shtëpisë së Futbollit. Tekniku brazilian Sylvinho ka dhënë kështu urdhërat e para për sfidën e parë të kualifikueseve të Euro 2024 kundër Polonisë. Përpara se të nisnin përgatitjet, kuqezinjtë janë njohur edhe me të gjitha facilitetet që ofron ky kompleks modern.

Që të gjithë lojtarët e ftuar nga Sylvinho janë paraqitur sot në këtë seancë të parë. Pjesa më e madhe e të përzgjedhurve kanë zhvilluar një seancë me ngarkesë të plotë stërvitore. Janë stërvitur veçmas nga grupi, për shkak të impenjimeve me klubet respektive në fundjavë, shtatë lojtarë. Elseid Hysaj, Talulant Seferi, Andi Hadroj, Jon Mersinaj, Enea Mihaj, Lindon Selahi e Ylber Ramadani kanë kryer stërvitje të lehtë mes palestrës dhe fushës.

Lexo më tej: Video/ Debutimi i Mehmetit e dëmtimi i Ismajlit, Sylvinho kundër Polonisë ka një ‘spiun’… Doriva: “E njeh mirë nga Porto”

Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët janë shfaqur të motivuar maksimalisht në nisje të këtij edicioni të ri. Edhe lojtarët e rinj janë pritur shumë mirë në grup dhe po përshtaten shumë shpejt. Seanca ka zgjatur për më shumë se 1 orë. Kuqezinjtë do të rikthehen të martën në fushë me dy seanca stërvitore sipas programit të paracaktuar nga stafi teknik.

https://youtu.be/X31TudDzi1E

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI