Flash

Goditi portierin e Sevilla Dmitrovic, por u rrah prej tij: tifozi i PSV përjashtohet nga stadiumi për 40 vjet

Lapsi.al 21 March 2023
Goditi portierin e Sevilla Dmitrovic, por u rrah prej tij: tifozi i PSV
PSV Eindhoven ka njoftuar se tifozi që sulmoi portierin serb të Sevilla, Marko Dmitrovic është përjashtuar nga stadiumi për 40 vitet e ardhshme. Ngjarja e rëndë ndodhi në ndeshjen e dytë të playoff të Europa League në Philips Stadion më 23 shkurt. Agresori 20-vjeçar, dukshëm i dehur, pushtoi fushën në minutën e 92' të ndeshjes, që përfundoi 2-0. Holandezi tentoi të godiste portierin kundërshtar, i cili e shtriu përtokë derisa mbërritën agjentët e sigurisë. Tifozi më pas u largua nga fusha dhe përfundoi i arrestuar. Lexo më tej: Video/ Di Maria i merr topin Nantes: trigolëshi i Fideo kualifikon Juventus, PSV i shkon afër përmbysjes Për aktin e tij të çmendur ndaj Dmitrevic, ultrasi holandez u dënua me tre muaj burg, një prej të cilëve me kusht, të cilin aktualisht po e vuan. Ai u dënua gjithashtu edhe me dy vjet liri me kusht. Përveç kësaj, ai u pushua nga puna dhe u përjashtua nga klubi sportiv ku bënte pjesë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI