Flash

Barcelona studion planin e rikthimit të Messi: Laporta e ka menduar në detaje, por rrezikon të humbasë Gavi

Lapsi.al 22 March 2023
Barcelona studion planin e rikthimit të Messi: Laporta e ka menduar në

Barcelona ëndërron një rikthim të Lionel Messi. Sigurisht me dozën e duhur të realizmit, që nuk është gjë tjetër veçse një term për të fshehur vështirësitë e mëdha ekonomike të një operacioni të tillë. Leo do të shkojë në skadencë me Paris Saint-Germain në qershor dhe duhet të bëjë një vlerësim të qëndrimit në Paris. Xavi, në anën tjetër, ka thënë se "Barcelona është shtëpia e tij". E  Laporta nuk i mbylli kurrë dyert për të.

Nuk është për t'u habitur, shkruan Mundo Deportivo, gjithmonë i vëmendshëm ndaj situatave blaugrana. Klubi po studion një zgjidhje "imagjinative, kreative" për të kuptuar hapësirën për manovrim. Duke pasur parasysh situatën financiare të klubit dhe presionin e La Liga dhe UEFA-s, Messi duhet të pranojë një pagë me zbritje të madhe. Ndoshta duke pranuar ortekë bonusesh, që do të ndahen mes atyre personale, ekipore dhe atyre që rrjedhin nga sponsorizimet. Pikërisht kështu, sepse rikthimi i Pleshtit në Camp Nou do të ishte një histori me ndikim të madh mediatik.

LIONEL MESSI KTHEHET TE BARCELONA: ËNDËRRA

Dhoma e zhveshjes së Barçës cilësohet si e emocionuar dhe e ka mirëpritur pa frikë rikthimin e argjentinasit. Messi mund të komplikojë gjërat nga pikëpamja e rolit të tij në ekip. Në moshën 36-vjeçare dhe me një grup që Xavi e quan "familje" duhet të jetë më shumë një lloj udhërrëfyesi i dhomës së zhveshjes. Pleshti, kështu, duhet të heqë dorë nga të qenit ylli që i lejohet gjithçka.

Lexo më tej: Në Paris nuk u bë kurrë idhull, Messi kontestohet nga tifozët pas humbjes së PSG: në Barcelonë e presin

MESSI-BARÇA? EDHE MAXI-OFERTA NGA PSG, ARABIA E MLS

Edhe duke marrë parasysh një jo për ofertat e bollshme, asgjë s'është e lehte. Në tryezën e babait të tij Jorge, i cili kujdeset për interesat e tij, përveç rinovimit të PSG-së janë ato të Arabisë Saudite dhe MLS. Barcelona duhet të mendojë tashmë se si të ulë faturën e pagave me 200 milionë euro. Për shkak të të njëjtave vështirësi, blaugranët mund të humbin edhe talentin Gavi.

GAVI, E ARDHMJA NË BARCELONË NË RREZIK

Sot, në fakt, që gjykata komerciale 10 e Barcelonës ka hedhur poshtë ankesën e klubit ndaj vendimit të La Liga. Ata nuk e pranuan regjistrimin e Gavi si lojtar i ekipit të parë. Kjo për shkak të tejkalimit të tavanit të pagave të skuadrës. 19 vjecari do t'i kthehet statusit të të rinjve deri në fund të sezonit. Duhet ta bëjë me një pagë shumë më të ulët dhe anulimin e klauzolës prej një miliardë eurosh. Kjo klauzolë u përfshi në rinovimin e tij në shtatorin e kaluar. Gavi nuk do të jetë në gjendje të regjistrohet si lojtar i ekipit të parë para korrikut. Por edhe në këtë rast, më parë Barça, që do të bëjë një apel të mëtejshëm, duhet të ulë faturën aktuale të pagave.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI