Flash

Në Napoli 2500 tifozë anglezë, blindohet 'lungomare': policia i frikësohet përplasjeve

Lapsi.al 22 March 2023
Në Napoli 2500 tifozë anglezë, blindohet 'lungomare':

Shpresa është që të jetë një festë, rreziku është që të bëhet një tjetër vatër ferri si ai i përjetuar të mërkurën më 15 mars. Në Napoli ende i kujtojnë me frikë përplasjet mes ultrasve napolitantë dhe atyre gjermanë. Itali-Angli është një ndeshje shumë magjepsëse, sidomos se kujton finalen e fundit evropiane të fituar në Wembley nga Italia në korrik 2021. Shqetësuese megjithatë është ardhja e 2500 tifozëve anglezë. Ditën e martë ka pasur një takim mes policisë italiane dhe Scotland Yard, që tashmë ka paralajmëruar tifozët e saj të mos mbajnë rripa dhe zinxhirë, të cilët do të konfiskohen para nisjes. Ka një bashkëpunim të madh mes forcave policore të dy vendeve për t'u organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. E për të parandaluar çdo përleshje të mundshme lungomare është krejtësisht e blinduar.

BLINDOHET LUNGOMARE

Mbi të gjitha, zona e Lungomare përballë Castel dell'Ovo do të jetë më e mbikqyrura nga policia. Dy skuadrat do të mbërrijnë gjatë ditës dhe do të qëndrojnë në hotelet ngjitur. E një pjesë e mirë e tifozëve anglezë duhet të qëndrojnë aty pranë. Për ta, pika e takimit të enjten, para transferimit në stadium, do të jetë në zonën e portit në stacionin detar. Një zonë e gjerë ku kontrollet do të jenë më të lehta. E ku do të vihen në dispozicion rreth njëzet autobusë për të çuar tifozët në Maradona, ku do të zënë sektorin e miqve.

SHQETËSIMET ANGLEZE

Ndërkohë, më shumë se 2500 tifozë anglezë që mbërritën në Napoli për ndeshjen e kanë bërë këtë me shqetësimin në rritje. Një ndeshje mes tifozëve, e planifikuar për nesër është anuluar, pasi organizatorët britanikë morën kërcënime në internet nga një grup që e identifikuan veten si ultras të Napolit. Kërcënimet, të transmetuara tek FIGC dhe autoritetet lokale, u konsideruan mjaftueshëm të besueshme për të anuluar ndeshjen. Siç raporton Times, edhe pse autoritetet italiane kanë bërë të ditur se fraksioni i dhunshëm i tifozerisë së Napolit, përgjegjës për përleshjet me tifozët e Eintracht, nuk ka interes për futbollin ndërkombëtar, shqetësimi mbetet tek tifozët anglezë që mbërrijnë te Maradona. Kufizimet e vendosura nga autoritetet italiane, pa rripa, pa karikues telefoni, një problem duke qenë se të gjitha biletat e rezervuara për tifozët jashtë vendit janë në formë elektronike, e shtojnë ankthin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI