Flash

Sarri, jo ofertës faraonike nga Emiratet: tani do garanci nga Lotito, përfshirë Igli Taren

Lapsi.al 23 March 2023
Sarri, jo ofertës faraonike nga Emiratet: tani do garanci nga Lotito,
E ardhmja e Maurizio Sarri te Lazio është ende një enigmë. Por ndërkohë trajneri toskan ka refuzuar një ofertë super nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Skuadra është ende top sekret, por trajneri ka refuzuar një propozim prej 7 milionë eurosh në sezon. Kontrata e tij me bardhekaltrit skadon në vitin 2025, por tani duhen garanci nga Lotito në merkato. E këtë përfshiret edhe mardhënia me drejtorin sportiv Igli Tare, siç raportohet nga Il Messaggero. Lexo më tej: Sarri kundër Igli Tare, ndërhyn presidenti Lotito: “Të lëmë mënjanë tensionet” Lazio tani është në vendin e dytë në kampionat, por Sarri është ankuar vazhdimisht për mangësi në skuadër. Sipas teknikut, organika është e pamjaftueshme në cilësi për të konkurruar në tre fronte. Tekniku toskan kërkon përforcime për të qëndruar edhe sezonin e ardhshëm, në të kundërt do të jetë lamtumirë. Disa skuadra janë të interesuara për teknikun Sarri. Në Itali përflitet për Milanin dhe Fiorentinën, por rivaliteti vjen nga Premier League. Tottenham mendon të zëvendësojë Antonio Conte pikërisht me Maurizio Sarri, pa harruar Everton dhe Aston Villa që e ndjekin nga afër.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI