Flash

Inter drejt një prilli zjarri: nëntë ndeshje e katër rikuperime fondamentale për Simone Inzaghi

Lapsi.al 23 March 2023
Inter drejt një prilli zjarri: nëntë ndeshje e katër

Nëntë ndeshje thelbësore në muajin prill për Inter: pesë në kampionat, dy në Kupë e dy në Champions. Fiorentina, Salernitana, Monza, Empoli, Lazio janë vendimtare për të hyrë në katër të parët e renditjes. Në Kupën e Italisë kundërshtari është Juventus dhe dy ndeshjet kuptohet sa delikate janë. Pastaj në Champions luhet përballja e dyfishtë kundër Benfikës në 11 dhe 19 prill. Fati i Inter dhe Simone Inzaghi do të përcaktohet pas kësaj pauze për kombëtaret: gjithçka është ende e mundur. Tekniku zikaltër ka planifikuar së fundmi një orar pune që të mund t'u rikthejë shpejtësinë dhe shkëlqimin njerëzve të tij për një sprint pranveror vendimtar.

Pas dy ditëve të pushimit të dhëna për fundjavën e ardhshme (të shtunën dhe të dielën të lirë), Inzaghi shpreson të rigjejë Bastoni, Dimarco dhe Gosens. Ata do t'i bashkohen grupit në fillim të javës, kështu që mund të hipotezohet një thirrje ndaj Fiorentinës. Sidoqoftë, lojtarët do të jenë plotësisht gati vetëm për gjysmëfinalen e parë të Kupës kundër Juves më 4 prill. Nga ana tjetër, kohët e rikuperimit për Skriniar janë më të gjata. Problemet me shpinën e sllovakut nuk lejojnë për momentin të bëhen hipoteza konkrete. Për ndeshjen në Allianz Stadium ai, megjithatë, mund të përfshihet të paktën në skuadër.

RIKUPERIMET MBAJNË ME SHPRESË TEKNIKUN INZAGHI

Me “lutjet” e zakonshme, që çdo gjë të shkojë pa probleme në grumbullimet e ndryshme, rikuperimet janë vendimtare. Bastoni doli i dëmtuar në minutat e fundit të ndeshjes kundër Porto, Dimarco ndaj Juves dhe Gosens mungon që nga Spezia. Rikthimi i tyre do të anulonte emergjencën në mbrojtje, ku mungon edhe D'Ambrosio i pezulluar.

Lexo më tej: “Nuk është një trajner i madh”: Di Canio tregon konsideratën për Simone Inzaghi

Megjithatë, ka një optimizëm të moderuar për të tre lojtarët e zikaltërve, të cilët do të ndjekin procesin e personalizuar të rehabilitimit të hartuar nga stafi mjekësor i Inter këtë javë. Delikatesa, por edhe rëndësia e muajit që do të vijë, do të rëndojë pashmangshmërisht në vendimet e radhës të teknikut Inzaghi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Me sytë katër

PAPARAZZI