Flash

Nagelsmann shkarkohet si Agim Canaj: Bayern në lojë për tre trofetë e megjithatë vjen Tuchel

Lapsi.al 25 March 2023
Nagelsmann shkarkohet si Agim Canaj: Bayern në lojë për tre

Ndryshim në pankinë për Bayern Munich. Klubi bavarez, në fakt, zyrtarizoi të premten pasdite shkarkimin e Julian Nagelsmann dhe punësimin e Thomas Tuchel. Ish-tekniku i Chelsea ka nënshkruar kontratë për dy sezone e gjysmë deri më 30 qershor 2025. Së bashku me Nagelsmann, u pushuan nga puna edhe bashkëpunëtorët e tij Dino Toppmoller, Benjamin Gluck dhe Xaver Zembrod. Një shkarkim absurd nëse llogaritet se Bayern është -1 nga kreu i Bundesligës dhe në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë dhe Champions. Praktikisht në lojë për gjithçka e një shkarkim i tillë të kujton vetëm modelet shqiptare. Më i spikaturi është ai i Agim Canaj nga Dinamo.

Në krye të Dinamos në sezonin 2007-2008 mjaftoi një humbje në derbi që Canaj të shkarkohej. Blutë kryesonin me 9 pikë avantazh ndaj Vllaznisë, por u mundën 1-0 nga Partizani. Canaj u shkarkua atëherë me vetëm një telefonatë nga presidenti i atëhershëm Besnik Sulaj. "Je i shkarkuar" ishin fjalët e thëna, në mosbesimin legjitim të Canaj. Dinamo mbetej 6 pikë para vendit të dytë e megjithatë trajneri u shkarkua. Në detyrë erdhi Ilir Daja që u shpall kampion me 10 ndeshjet e mbetura.

Ndërsa në motivet e shkarkimit të Nagelsmann nga Bayern Munchen është "mungesa e kualitetit" e evidentuar në skuadër në periudhën e fundit. E pranoi Ceo i klubit bavarez Oliver Kahn. " Por tani e kuptuam se cilësia e ekipit tonë, pavarësisht titullit të vitit të kaluar, është shfaqur gjithnjë e më pak. Pas Kupës së Botës luajtëm gjithnjë e më pak me sukses dhe në mënyrë tërheqëse. Performanca e fortë e lëkundjeve ka vënë në pikëpyetje objektivat tona të këtij sezoni, por edhe synimet tona për të ardhmen. Prandaj reaguam tani".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI